Lajmet e fundit
Fjala përshëndetëse e kryetarit të Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi, me rastin e vizitës në Kosovë të ministrit të Jashtëm gjerman, zotit Guido Westerwelle.
, 27.08.2010
Të nderuar deputetë,
I nderuar President, zoti Fatmir Sejdiu,
I nderuar Kryeministër, zoti Hashim Thaçi,
Të nderuar ministra,
Të nderuar përfaqësues diplomatikë
Zonja dhe zotërinj
Kam nderin të hap këtë seancë solemne të Kuvendit për nder të ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, zotit Guido Westerwelle. Në emër të qytetarëve që përfaqësojmë, në emrin tuaj dhe timin personalisht, e përshëndes mysafirin tonë të lartë, duke i uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës e në këtë seancë solemne parlamentare.
Vizita Juaj Kosovës dhe Kuvendit të saj, zoti Westerwelle na bën nder të madh dhe rikonfirmon miqësinë e thellë midis dy vendeve e popujve tanë. Gjermania mike, udhëheqësit e saj të lartë, kancelarja e shquar, zonja Merkel, populli i mrekullueshëm gjerman dhe Ju personalisht, zoti Westerwelle, keni qenë dhe vazhdoni të jeni në mbështetje të Kosovës gjthanshmërisht, duke kontribuuar aq shumë për lirinë e njerëzve të këtij vendi, për drejtësinë, sigurinë dhe zhvillimin e përparimin e tij.
Vizita Juaj vjen pas dy vite e gjysmë të pavarësisë së Kosovës, periudhë kjo e shkurtër, por që ka sjellë ndryshime të mëdha pozitive, të brendshme e të jashtme për Kosovën, vjen fill pas shpalljes së opininonit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila i dha vulën e legalitetit ndërkombëtar pavarësisë dhe vjen në vlugun e procveseve të konsolidimit të plotë të institucioneve tona të shtetësisë dhe të demokratizimit, prosperitetit e të integrimeve evropiane.
Duke pasur parasysh qëndrimin e qartë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimitetin e Pavarësisë së Kosovës, besimin për mbështetjen e pakursyer të miqve tanë dhe drejtësinë e çështjes së Kosovës, ne shpresojmë shumë që Asambleja e Përgjithshme e OKB, e cila do të mbahet së shpejti, do të hapë shtigje të reja të fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës sonë të re.
Unë dua ta shfrytëzoj edhe këtë rast që më jepet për t’ju shprehur Juve personalisht, Qeverisë dhe Parlamentit të vendit tuaj mirënjohjen e thellë, në emër të Kuvendit të Kosovës, të qytetarëve dhe timin personalisht për gjithë çfarë keni bërë për Kosovën e për qytetarët e saj.
Ju siguroj zoti Westerwelle për ndjenjën e lartë dhe të përjetshme që ka Kosova për Gjermaninë mike dhe për Ju personalisht.
Duke ju falënderuar edhe njëherë, kam kënaqësinë t'ju ftoj zoti Westerwelle t’i drejtoheni me një fjalë Kuvendit të Republikës së Kosovës.