Lajmet e fundit
Kryekuvendari, dr. Jakup Krasniqi, priti shefin e UNMIK-ut , z. Lamberto Zannier
, 02.09.2010
Në takimin e sotëm të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi me shefin e UNMIK-ut Lamberto Zannier, u bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë. Në prononcimin për media, Krasniqi tha se të arriturat e Kosovës janë evidente, duke shtuar se këto të arritura janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me UNMIK-un dhe përfaqësuesin special të OKB-së, z. Zannier.
Opinioni pozitiv i GJND-së ka lehtësuar punën e institucioneve të Kosovës dhe të z. Zannier. Më tej, Krasniqi tha se Kosova edhe pse s’është anëtare e OKB-së,( por që besojmë se së shpejti do të bëhet anëtare) z. Zannier ka qenë dritare komunikimi me këtë institucion të rëndësishëm ndërkombëtar. Kryekuvendari vlerësoi lart sidomos angazhimet e z. Zannier për integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës. Lidhur me pyetjen rreth bisedimeve me Serbinë, Krasniqi tha:” Kosova dhe Serbia kanë mbaruar bisedimet në Vjenë, pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008 dhe opinionit të GJND-së, i cili legjitimoi pavarësinë e Kosovës. Me Serbinë mund të bisedojmë vetëm për çështje teknike si dy shtete për interesa të qytetarëve”, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi.
Edhe shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier, vlerësoi se bashkëpunimi me institucionet e Kosovës ka qen i mirë. Ai me këtë rast përkujtoi se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës roli i UNMIK-ut ka qenë këshillëdhënës.
Në vijim Zannier, u prononcua lidhur me bisedimet Kosovë- Serbi për të cilat tha :” Mendoj se ekzistojnë të gjitha kushtet për një proces më direkt të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për t’i adresuar çështjet e interesit të përbashkët. Dialogu direkt është diçka që unë gjithmonë e kam menduar se është i rëndësishëm dhe ende mendoj ashtu”, tha Zannier. Duke folur për Veriun e Kosovës, Zannier tha :“ Veriu është çështje veçanërisht sfiduese, kështu që nevojitet më shumë vëmendje në atë rajon”. Më tej, Zannier shtoi se është e rëndësishme në aspektin afat gjatë për të gjetur mënyrat për avancimin e pajtimit ndërmjet komuniteteve.