Lajmet e fundit
Fjalimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës , dr. Jakup Krasniqi , në Katedralën e së Lumes Nënë Tereza në Prishtinë,me rastin e shënimit të 100-vjetorit të lindjes së saj
, 05.09.2010
I nderuar Imzot Gjergji,
Të nderuar përfaqësues të Kishës Katolike,
Të nderuar besimtarë,
Zonja dhe zotërinj,
Kam kënaqësinë që si përfaqësues i Legjislativit të vendit, të jem i pranishëm në 100-vjetorin e lindjes së Nënës Terezë, përkujtimi i veprës të së secilës na bashkoi sot në Katedralen që e mban, më të drejt emrin e kësaj humanisteje unike të përmasave botërore. Kjo Katedrale, që qëndron madhështore në zemër të kryeqytetit të Kosovës, në Prishtinë, është simbol i fesë katolike, i bashkëjetesës, i humanizimit dhe i tolerancës fetare që e karakterizon kombin tonë që nga lindja e tij. Ky tempull i besimit do të shërbejë si shtëpi e paqes dhe e dashurisë për njëri-tjetrin, si shtëpi e tolerancës ndaj diversitetit, e përkujdesjes për të pambrojturin dhe të vobektin, e paqes dhe e respektit ndaj jetës - reflektim i veprës se Nënë Terezës.
Përkujtojmë sot me nderim të veçantë misionin e Nënës Terezë, rrugëtimin e saj për përhapjen e mirësisë, të dashurisë, të paqes, të tolerancës dhe të urtësisë në të gjithë botën, zërin e shpresës dhe të besimit për një jetë më të mirë dhe më të dinjitetshme për të gjithë. E shenjet është Nena Terezë, po aq i shenjt është edhe dinjiteti njerëzor që me përkushtim e besim mbrojti ajo.
Ky jubile e gjen Kosovën në një situatë krejtësisht tjetër nga periudha kur Nëna Terezë e vizitoi Kosovën për herë të fundi, në vitin 1996, kur u shpall edhe qytetare e nderit. Përkushtimi i Nënës Terezë duhet të na nxisë të gjithëve që sipas shembullit të filozofisë së saj ta japim kontributin për paqen, tolerancën, mirëbesimin dhe për dashurinë ndaj njeri-tjetrit.
E gjej me vend që nëpërmjet këtij solemniteti t’ua përkujtoj të pranishmëve dhe atyre që na ndjekin nëpërmjet medieve, se toleranca fetare, mirësia dhe dashuria ndërmjet njerëzve të komuniteteve të ndryshme fetare, kanë qenë dhe mbeten vlerë e çmuar e kombit tonë edhe nga të tjerët, pra nga të gjithë ata që tolerancën e kanë vlerë komunikimi e veprimi.
Shëmbëlltyra e shenjtë e Nënë Terezës më shtyn të kërkoj nga komunitetet tona fetare dhe krerët e këtyre komuniteteve, të bashkëpunojnë, të krijojnë dhe të forcojnë ura komunikimi ndërmjet tyre dhe besimtarëve të tyre, të kontribuojnë për eliminim e frymës se urrejtjes, të mos durimit dhe të mungesës së tolerancës. Ata, duhet të ushqejnë nëpërmjet mesazheve fetare frymën e vëllazërimit, të tolerancës, të respektit, të mirësjelljes dhe të dashurisë për njëri-tjetrin, angazhimin për një shoqëri e shtet të të gjithëve, modern, evropian, për një Kosovë, në të cilën besimi, liritë fetare, qytetare, progresi, siguria, mirëqenia dhe solidariteti të bëhen pasuri dhe përgjegjësi e të gjithëve.
I nderuari, Ipeshk, Dodë Gjergji
Zonja dhe zotërinj,
Edhe një herë ju përshëndes dhe ua uroj nga zemra të gjithë besimtarëve katolikë inaugurimin e kësaj vepre madhështore - Katedrales që mbart emrin e shqiptares së madhe Nënë Terezës.
Ju faleminderit.