Lajmet e fundit
Kuvendi i Republikës së Kosovës feston Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë
, 14.09.2010
Më 15 shtator, Kuvendi i Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Demokratik (NDI), shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Me këtë rast, Kuvendi organizon disa aktivitete në të cilat qytetarët mund të marrin pjesë. Përmes “Dyert e Hapura” të Kuvendit, nxënës të shkollave të mesme, studentë të universiteteve dhe qytetarë nga e gjithë Kosova, do të kenë mundësinë të vizitojnë ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Gjatë aktiviteteve të organizuara për këtë ditë, qytetarët do të kenë mundësinë të marrin pjesë edhe në panelet e diskutimit të organizuara në mënyrë të veçantë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.
Temat për diskutim janë si në vijim:
• Përfaqësimi i qytetarëve në procesin legjislativ
• Votues për herë të parë dhe rritja e daljes në votime
• Qasja në informata zyrtare dhe transparenca në Kuvendin e Kosovës
Panairi i OJQ-ve pranë ndërtesës së Kuvendit, në sheshin “Adem Jashari”, po ashtu mund të vizitohet nga grupet e njëjta të qytetarëve. Të gjitha aktivitetet do të përcillen nga një program i larmishëm artistik dhe edukativ, me muzikë dhe performancë nga artistë të ndryshëm.
Për të festuar këtë ditë, ftojmë të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këto aktivitete, duke filluar nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 pasdite.
AGJENDA
10:00 Hapja e Panairit të OJQ-ve
10:00 – 10:30 Fjalimet hyrëse
Jakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës
Patricia Rader, Drejtoreshë e USAID-it në Kosovë
Rob Benjamin, Drejtor Rajonal i NDI për Evropën Jugore dhe Qendrore
10:30 – 13:00 Hapja e Dyerve të Kuvendit për Publikun
Vizita të organizuara për qytetarë
13:00 – 15:00 Panele diskutimi
1. Përfaqësimi i qytetarëve në procesin legjislativ (Salla C-301)
Panelistë:
Fatmir Rexhepi – Kryetar i Komisionit për të Drejtat të Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione
Dr. Gareth McGrath, Drejtor i Komunikimit me Qytetarë në Kuvendin e Irlandës Veriore Valdete Idrizi, Drejtoreshë në CBM
Moderimi:
Arben Kelmendi
2. Votues për herë të parë dhe rritja e daljes në votime (Salla N-203)
Panelistë:
Ismail Kurteshi – Anëtar i Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji
Jerry Scott – ekspert i jashtëm –NDI
Ismet Kryeziu – Drejtor Ekzekutiv - KDI Moderimi:
Valon Kurhasani
3. Qasja në informata zyrtare dhe transparenca në Kuvendin e Kosovës (Salla C-302)
Panelistë:
Esat Brajshori, Kryetar i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, dhe Media
George Crawford ekspert i jashtëm – NDI
Shqipe Pantina, Drejtoreshë – Qendra për Politika dhe Avokim
Moderimi:
Jetmir Bakija
16:00 Mbyllja e Panairit të OJQ-ve