Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
, 13.09.2010
Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme, shqyrtoi sot Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-132 për Protokollin e shtetit të Republikës së Kosovës, si dhe krijoi grupin punues për amendamentimin e tij, në përbërje: Alush Gashi, Ramë Buja dhe Ibrahim Gashi. Anëtarët e Komisioni i kanë sugjeruar grupit punues që të shqyrtojë projektligjin në fjalë, konform praktikave të mira të shteteve me përvoja të gjata demokratike dhe shtetërore, si dhe të marrë parasysh edhe amendamentet e ndryshme që mund të vijnë nga grupe parlamentare dhe nga deputetë të veçantë.
Kryetari i komisionit, Sabri Hamiti, i cili e ka drejtuar takimin, i ka informuar anëtarët e Komisionit lidhur me përgatitjet e deritanishme lidhur me takimin e komisioneve të jashtme të parlamenteve të Evropës Juglindore, i cili do të mbahet në Prishtinë, më datën 20 shtator. Ai ka pohuar se tanimë ka marrë konfirmimin për pjesëmarrje në këtë takim të përfaqësuesve të parlamenteve të : Turqisë, Bullgarisë, Kroacisë, Sllovenisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, kurse është shprehur optimist se së shpejti do të marrë edhe konfirmimin e Parlamentit Evropian.
Takimi është shfrytëzuar për konsultimet e fundit lidhur më këtë takim, i cili është vlerësuar shumë i rëndësishëm për bashkëpunimin ndërparlamentar të Kosovës me vendet e rajonit dhe për procesin e integrimeve evropiane.