Lajmet e fundit
Në shenjë të 15 shtatorit-Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë sot në Prishtinë u mbajt tryeza “Roli i Parlamentit në demokraci”, e cila u organizua nga Kuvendi i Kosovës dhe NDI
, 14.09.2010
NDI dhe Kuvendi i Kosovës kanë organizuar sot një tryezë me temë “Roli i Parlamentit në demokraci”, në të cilën fjalën e rastit e mbajti kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi. Në këtë tryezë merrnin pjesë edhe dy nënkryetarët e Kuvendit të Shqipërisë Ardian Turku dhe Namik Dokle, si dhe ish-kryeministri Ylli Bufi. Duke iu drejtuar të pranishmëve kryekuvendari Krasniqi në fillim theksoi se Kosova këtë vit u bashkëngjitet shumë vendeve të demokracive anembanë botës për kremtimin e 15 shtatorit - Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë. Duke respektuar Deklaratën e Përgjithshme për Demokracinë, të Unionit Interparlamentar, miratuar më 16 shtator 1997 dhe Rezolutën për Demokracinë, të miratuar dhjetë vjet më vonë, më 13 dhjetor 2007, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB, Kuvendi i Kosovës në bashkëpunim dhe me ndihmën e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) ka organizuar një varg veprimtarish, në shenjë të 15 shtatorit - Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë.
Këtë takim dhe përmbajtjen, tha në vijim kryekuvendari Krasniqi, do ta begatojë në mënyrë të veçantë promovimi i librit voluminoz i autorit Ylli Bufi, me titull kuptimplotë “Tempulli i demokracisë”, që sapo doli nga shtypi, që është projekt madhor i realizuar me profesionalizëm të lartë dhe shkencor nga autori i mirënjohur në jetën shoqërore, politike dhe akademike, zoti Ylli Bufi. Qëllimi i këtij libri është përcaktimi i vlerave demokratike dhe ajo që është më e rëndësishme, se si këto vlera të vihen në praktikë në mjedisin konkret historik, social dhe politik të vendit, duke përballuar sfidat e kohës dhe sidomos të së ardhmes.
Në vijim kryekuvendari Krasniqi tha se demokracia përbën një ideal madhor dhe të përbashkët të botës së sotme. Liria dhe demokracia, për të cilat ka aspiruar gjatë Kosova, sot janë realitet i saj, janë të arritura historike me mund dhe sakrifica të panumërta. Kosova po i bashkon vlerat e saj me popujt e përparuar dhe demokratikë, tashti në kushte të reja të lirisë dhe barazisë.
Në Kosovë tashmë është vendosur rend kushtetues që bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, mos-diskriminimit, të drejtës për pronën, mbrojtjes së mjedisit, drejtësisë sociale, pluralizmit, ekonomisë së hapur të tregut. E drejta kushtetuese në Kosovë ngërthen parimet dhe vlerat moderne të demokracisë së avancuar. Kushtetuta e ka sanksionuar shtetin e ri të Kosovës, ka krijuar kushtin bazë të fuqizimit të tij, duke gërshetuar vlerat e traditës sonë me ato të demokracisë moderne ndërkombëtare. Në proces të zbatimit të Kushtetutës është stabilizuar qeverisja e mirë dhe është siguruar mbrojtja e lirive dhe të drejtave themelore të individit dhe të komuniteteve pakicë. Kushtetuta ka legjitimuar funksionimin e sistemit institucional të Kosovës së pavarur dhe sovrane. Ajo garanton ekonominë e tregut me konkurrencë të lirë dhe siguron pronën private e publike, siguron të drejta ligjore të barabarta për të gjithë investitorët dhe ndërmarrjet vendore dhe të jashtme. Në Kosovë, me Kushtetutën e saj, askush nuk është mbi ligjin dhe të gjithë janë të barabartë para ligjit. Shoqëria e re e Kosovës po ndërtohet mbi bazën e diversitetit etnik, kulturor e fetar dhe të tolerancës.
Gjatë këtyre dy viteve të pavarësisë në Kosovë janë ndërtuar institucione demokratike, mirë të strukturuara dhe funksionale, sipas standardeve të avancuara dhe mbi bazën e vullnetit të shoqërisë sonë.
Duke zbatuar demokracinë përfaqësuese, tha në vijim kryekuvendari Krasniqi, Kosova ka ndërtuar institucionin e saj më të lartë ligjvënës, Kuvendin e saj. Rëndësia e Kuvendit në sistemin demokratik të Kosovës konsiston në rolin e tij legjislativ, përfaqësues dhe atë të kontrollit mbi institucionet që zgjedh. Hartimi dhe miratimi tash së voni i Rregullores së Kuvendit ka ndikuar në përcaktimin e qartë të funksioneve kushtetuese e të procedurave të tij dhe në forcimin e së drejtës parlamentare në Kosovë. “Duke pasur parasysh përvojën e kufizuar parlamentare në Kosovë, ne po zhvillojmë bashkëpunim intensiv dhe mjaft të gjerë me parlamente të vendeve mike, duke përfituar nga praktikat e avancuara të tyre. Një ndihmë kontinuele dhe të gjithanshme, parlamentit të ri të Kosovës i kanë dhënë shumë donatorë zemërgjerë, të cilët kanë ngritur kapacitetet e nevojshme dhe e kanë përmirësuar kualitetin e veprimtarisë së përditshme të deputetëve dhe të stafit administrativ e ndihmës. Përfaqësimi i të gjitha komuniteteve pakicë në Legjislaturën III të Kuvendit, miratimi i të gjitha ligjeve të shtetësisë dhe të atyre që dalin nga provizionet e Pakos së presidentit Ahtisaari, kohezioni politik dhe fuqizimi i opozitës, duke qenë shumë aktive dhe duke drejtuar komisione, madje edhe tepër të ndjeshme, si kontrolli financiar dhe ai i Inteligjencies, debatet e hapura e të lira, janë vetëm disa nga të arriturat brilante të demokracisë sonë parlamentare”, theksoi kryekuvendari Krasniqi.
Kosova qeveriset nëpërmjet të organeve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore, me pushtete të ndara dhe të përcaktuara me kushtetutë. Sovraniteti i Kosovës buron nga populli dhe i takon popullit.
Në Kosovë është instaluar një sistem i tërë i qeverisjes së mirë dhe të përgjegjshme dhe jemi në rrugë të mirë për të krijuar gjyqësorin e pavarur, të paanshëm, efektiv dhe profesional, në mbrojtje të ligjshmërisë dhe të Kushtetutës së vendit, si garant i sundimit të ligjit. Kushtetuta jonë e sanksionon një pushtet gjyqësor unik, të pavarur, të drejtë, të paanshëm, apolitik, i cili siguron qasje të barabartë në gjykata.
Kosova sot ka një rrjet të tërë të organizatave të pavarura të shoqërisë civile aktive, me kapacitete për të marrë pjesë në proceset demokratike, theksoi në vijim kreu i legjislativit të vendit.
Kosova zhvillon bashkëpunim dypalësh, rajonal dhe ndërkombëtar, duke këmbyer përvojat me demokracitë botërore. Ne kemi siguruar mbështetje në përpjekjet tona për të arritur qëllimet e demokratizimit të institucioneve dhe shoqërisë.
Duke folur për bashkëpunimin e Kosovës në aspektin ndërkombëtar kryekuvendari Krasniqi theksoi se Kosova hyn në marrëdhënie të jashtme duke respektuar parimet ndërkombëtare, do të aprovojë dokumentet e KE, OSBE dhe bashkëpunon e do të bashkëpunojë me organizatat tjera ndërkombëtare, politike, ekonomike, financiare, tregtare, kulturore etj., duke synuar anëtarësimin e plotë në to dhe duke u siguruar mbështetje agjencive dhe përfaqësive të tyre në territorin e saj. Do të vazhdojë respektimi i marrëveshjeve të arritura rajonale të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve bilaterale e multilaterale.
Joze Garzon nga USAID-i theksoi se detyra e legjislaturës është të përmbushë një numër të konsiderueshëm të funksioneve në demokraci:të përfaqësojë popullin dhe grupet, duke reflektuar dhe mbrojtur interesat e tyre, qëllimet, shqetësimet dhe prioritetet;të bëjë ligje, rregullat të cilat e qeverisin kombin; dhe të ofrojë mbikëqyrje, duke siguruar se ligjet dhe programet janë duke u zbatuar në mënyrë të ligjshme, efikase dhe në përputhje me qëllimet legjislative.
Këto nuk janë detyra të lehta .Megjithatë, të gjitha kanë rëndësi të njëllojtë. Njëlloj thelbësore në demokraci, është roli të cilin Legjislatura e ka në mirëmbajtjen e sistemit të kontrollit dhe balancit në qeveri. Kontrolli dhe balancat garantojnë pushtete të ndara dhe të pavarura, si dhe fushat e përgjegjësisë, duke siguruar se pushteti është i balancuar.
“Sot kemi nder të ve¬çantë, që në mesin tonë është z. Ylli Bufi, ish- parlamentar, si dhe ish- kryeministër i Shqipërisë. Z. Bufi na sjell një përvojë të gjerë në praktikën parlamentare, si dhe librin e tij të titulluar “Tempulli i Demokracisë”, për të cilin kam dëgjuar se ka një kërkesë të madhe nga ju dhe jam i sigurt se do të keni shumë dobi prej tij.
Ju dëshiroj një ditë të frytshme, si dhe një javë interesante duke festuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Keni një mundësi të mrekullueshme për t’i dhënë trajtë demokracisë së re në Kosovë. Mos lejoni që ky shans të ju anashkalojë”, theksoi z. Joze Garzon.
Z. Robert Benjamin nga NDI foli për perspektivën ndërkombëtare dhe rolin e Parlamentit në zhvillimin e demokracisë. Ai theksoi se Kuvendi i Kosovës ka pasur një zhvillim të mirë, duke vendosur themelet për zhvillim të mëtutjeshëm drejt një legjislature me burime të mjaftueshme për t’i përmbushur obligimet. Angazhimi i Kuvendit përqendrohet në arritjen e rezultateve të reja, sidomos në shqyrtimin e miratimin e ligjeve. Në të njëjtën kohë Parlamenti përfaqëson qytetarët në mënyrë efektive dhe mbikëqyr punën e qeverisë.
Disa aspekte të kësaj tryeze shkoqiti në diskutimin e tij edhe Ylli Bufi, i cili theksoi se deputetët dhe komisionet janë dy shtyllat bazë të parlamentit. Ai në mënyrë figurative theksoi se deputeti në parlament vjen me këmishën partiake, ndërsa në parlament vesh pallton e parlamentit, si hartues i ligjeve dhe faktor në kontrollin e ekzekutivit. Namik Dokle në diskutimin e tij theksoi se deputetët e Kosovës mund të mësojnë nga praktikat parlamentare të Shqipërisë, por ata mund të mësojnë edhe nga gabimet që bëhen atje. Roli i parlamentit, tha ai, është o patjetërsueshëm, por ka forca që duan të tjetërsojnë këtë rol, duke u munduar ta sjellin atë në një parlament formal. Kudo qeveritë synojnë t’ i imponohen parlamentit, por obligim i deputetëve është të mos bien pre e këtyre ndikimeve, ata duhet të angazhohen për kontroll të ekzekutivit.
Në këtë takim u fol edhe për rëndësinë e librit të z. Ylli Bufi, i cili në këtë tryezë përjetoi edhe promovimin. Arsim Bajrami e vlerësoi lart këtë libër, i cili, si tha ai, plotëson një vakum në Shqipëri dhe Kosovë, sidomos kur është fjala për rolin e parlamentit dhe fuqizimin e tij. Ky libër , tha Bajrami, është tekst i segmenteve teorike, por edhe i praktikave parlamentare. Ai kompozicionin shumë mirë qëllimin, për t’ iu shërbyer praktikave parlamentare. Përkitazi me rëndësinë e këtij libri foli edhe Ardian Turku, i cili tha se ky tekst do të luajë një rol të rëndësishëm në edukimin e deputetëve në angazhimet e tyre për funksionimin e demokracisë.
Folësit e kësaj tryeze vlerësuan lart kontributin që po jep NDI në demokratizimin e jetës parlamentare si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.