Lajmet e fundit
Rekomandimet e Kuvendit lidhur me Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Zvicrën
, 16.09.2010
Kuvendi i Republikës së Kosovës,
Në mbështetje të nenit 65 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të neneve 6 dhe 44 të Rregullores së Kuvendit, në mbledhjen plenare të mbajtur më 16 shtator 2010, pas zhvillimit të Interpelancës me Kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, sipas Mocionit të deputetit Emrush Xhemajli, të mbështetur edhe nga disa deputetë të tjerë, me qëllim të rinegocimit dhe të nënshkrimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës lidhur me sigurimet shoqërore, nxori këto
R E K O M A N D I M E
1. Kuvendi i Kosovës i rekomandon Qeverisë së Republikës së Kosovës që në fushën e politikave sociale të ketë prioritet rinegocimin e Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore me Zvicrën;
2. Kuvendi i Kosovës i rekomandon Qeverisë së Republikës së Kosovës t’i procedojë me përparësi në Kuvendin e Kosovës ligjet e nevojshme, që hapin rrugë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, Ligjin për sigurimet pensionale, Ligjin për sigurimin invalidor, Ligjin për sigurimet shëndetësore, përkatësisht përshtatjen e tyre, që e bënë të mundur nënshkrimin e Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore Kosovë-Zvicër;
3. Në ligjet që miratohen në Kuvend e Kosovës dhe në aktet tjera nënligjore të ministrive përkatëse, të parashihet eksportimi i mjeteve nga përfituesit e sigurimeve shoqërore;
4. Qeveria e Republikës së Kosovës të formojë Grupin punues ndërministrorë që merret me çështjet që kanë të bëjnë me koordinimin e aktiviteteve, që e bëjnë të mundur arritjen e Marrëveshjes Zvicër-Kosovë për Sigurimet Shoqërore;
5. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të japë gjithë garancitë e nevojshme për transparencë të plotë lidhur me përfituesit e sigurimeve shoqërore, që kanë qenë në Zvicër dhe që janë kthyer apo do të kthehen në Kosovë. Këtu hynë rregullimi i Regjistrit civil dhe mekanizmave përkatës mbikëqyrës që pamundësojnë abuzimin me pensionet invalidore;
6. Të bëhet një takim i lartë qeveritar Kosovë – Zvicër lidhur me rinegocimin e Marrëveshjes për sigurimet shoqërore;
7. Të nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës për zgjidhjen adekuate të përkohshme, deri në zgjidhjen e përhershme të kësaj çështje;
8. Qytetarët e Republikës së Kosovës, që jetojnë në Zvicër apo që janë në Kosovë, të njoftohen lidhur me këtë çështje, deri në nënshkrimin e Marrëveshjes së re, për të mos rënë pre e spekulantëve dhe agjencive, që i dezinformojnë ata për qëllime të përfitimit.
Kryetari i Kuvendit,
Jakup KRASNIQI