Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë
, 17.09.2010
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Gani Geci, kryetar Komisionit, ka shqyrtuar Strategjinë e Sigurisë së Kosovës dhe punën e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.
Anëtarët e Komisionit e kanë vlerësuar të hartuar mirë Strategjinë e Sigurisë së Kosovës, si dhe kanë konstatuar se ajo i identifikon faktorët e rrezikut, përgjegjësitë, si dhe përvijon perspektivën e zhvillimit dhe të zbatimit kësaj. Ata e kanë inkurajuar Agjencinë Kosovare për Inteligjencë që sa më parë të jetë operative në gjithë territorin e Kosovës, kurse, konform një sugjerimi më të hershëm të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kanë vendosur që Strategjinë e Sigurisë së Kosovës ta shqyrtojnë edhe njëherë në një takim të përbashkët me Komisionin për Punë të Brendshme dhe Siguri dhe me atë për Mbikëqyrjen e FSK-së, para se çështja të shtrohet në mbledhjen plenare të Kuvendit.