Lajmet e fundit

Deklaratë-Samiti i kryetarëve të Komisioneve për Politikë të Jashtme të Parlamaenteve të vendeve të Evropës Jug-Lindore

, 20.09.2010




SAMITI I KRYETARËVE TË KOMISIONEVE PËR POLITIKË TË JASHME TË PARLAMENTEVE TË VENDEVE TË EVROPËS JUG-LINDORE



                    DEKLARATË


Të mbledhur në Samitin e Kryetarëve të Komisioneve për Politikë të Jashtme të Parlamenteve të Evropës Jug-Lindore, të mbajtur në Prishtinë më 20 shtator 2010, kryetarët e përfaqësuesit e Komisoneve të Politikës së Jashtme të vendeve të rajonit: Shqipëri, Bullgari, Kroaci, Maqedoni, Mali i Zi, Turqi e Kosovë, në mbarim të diskutimit për “ Bashkëpunimin rajonal dhe integrimet evropiane”, miratuan këtë deklaratë:

1. Shprehim përkushtimin për intensifikimin e bashkëpunimit ndër-parlamentar rajonal në të gjitha fushat e veprimtarisë parlamentare;

2. Përkrahim fuqishëm politikat e integrimeve Euro-Atlantike dhe bashkëpunimin për arritjen e standardeve demokratike dhe të vlerave evropiane;

3. Angazhohemi për lëvizje të lirë të qytetarëve në hapësirën evropiane dhe përkrahim liberalizimin e vizave për qytetarët e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor;

4. Shprehim qëndrimin që pavarësia e Kosovës është bërë faktor i stabilitetit në rajon, duke hapur perspektiva për integrime rajonale dhe evropiane dhe, me këtë synim, ftojmë vendet fqinje e të tjerët që ta njohin pavarësinë e Kosovës;

5. Mbetemi të përkushtuar për promovimin e dialogut në interes të popujve e të shteteve të rajonit dhe në frymën e Rezolutës së Asamblesë së OKB-së të datës 9 shtator 2010, inkurajojmë dialogun në mes të Kosovës e të Serbisë për çështje të interesit të përbashkët.

Prishtinë, 20 shtator 2010


Sabri Hamiti (Kosovë)
Fatos Beja (Shqipëri)
Dobroslav Dimitrov (Bullgari)
Krešimir Æosiæ (Kroaci)
Teuta Arifi (Maqedoni)
Miodrag Vukovic (Mali i Zi)
Mehmet Ceylan (Turqi)