Lajmet e fundit

Nga vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit të Kosovës

, 01.10.2010




Kuvendi i Republikës së Kosovës ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme mbledhjen plenare me pikën e vetme të rendit të ditës, shqyrtimin e dytë të Projektligjit për prokurimin publik.

Në këtë mbledhje, e cila u udhëhoq nga anëtari i Kryesisë së Kuvendit, Xhavit Haliti, deputetët me shumicë votash miratuan Projektligjin për prokurimin publik.
Nga vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit të Kosovës