Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
, 04.10.2010
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Evropiane, kryesuar nga Zylfije Hundozi, kryetare e komisionit, u shqyrtuan dhe u përkrahën këto projektligje: Projektligji për Rregullatorin e Energjisë, Projektligji për Aspektet civile të rrëmbimit ndërkombëtar të fëmijës, Projektligji për Themelimin e sistemit për sigurimin e depozitave për institucionet financiare në Kosovë, Projektligji për Mbrojtjen e Konkurencës, Projektligji për Energjinë elektrike. Anëtarët e komisionit vlerësuan se projektligjet në fjalë janë në përputhshmëri me legjislacionin e BE-së dhe mund të procedohen më tutje.