Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
, 05.10.2010
Komisioni i Kuvendit të Kosovës për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, i kryesuar nga Fatmir Rexhepi, kryetar, në mbledhjen e sotme shqyrtoi disa peticione dhe projektligje nga aspekti i të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore.
Projektligjet e shqyrtuara, e që i përkisnin kësaj fushe ishin: Projektligji për aspektet civile të rrëmbimit ndërkombëtar të fëmijës, Projektligji për rregullatorin e energjisë, Projektligji për themelimin e sistemit për sigurimin e depozitave për institucionet financiare në Kosovë, Projektligji për energjinë, Projektligji për mbrojtjen e konkurrencës, Projektligji për energjinë elektrike dhe Projektligji për regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare. Komisioni konstatoi se të gjitha projektligjet janë në harmoni me Ligjin për të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore, dhe vendosi që të procedohen për miratim në Kuvend. Në vijim të mbledhjes, Komisioni shqyrtoi edhe peticionin e një grupi studentësh me aftësi të kufizuara që t’u krijohen kushte të përshtatshme për qasje fizike në fakultetet e tyre. Lidhur me këtë Komisioni bëri rekomandimet përkatëse.