Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media
, 06.10.2010
Para se të fillojë amendamentimi i Projektligjit për Qytetin e Prishtinës, duhet të përcaktohet qartas çështja e kufijve të qytetit të Prishtinës, meqë në Projektligj thuhet se kufijtë e qytetit përputhen me kufijtë e Komunës së Prishtinës. Ky ishte konstatimi themelor i mbledhjes së sotme të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media i Kuvendit të Kosovës , kryesuar nga Esat Brajshori, kryetar i Komisionit. Nga diskutimet mbretëroi mendimi se Projektligji për qytetin e Prishtinës nuk mund të nënkuptojë edhe vendbanimet jashtë zonës së qytetit. Shih për këtë, u pa e arsyeshme që të organizohet një takim i Komisionit me strukturat përkatëse të Komunës së Prishtinës dhe udhëheqësit komunalë, nga komunat që kufizohen me territorin e Komunës së Prishtinës, për të gjetur zgjidhje më të mirë ligjore në nenin përkatës të Projektligjit.