Lajmet e fundit

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim vizitoi Komunën e Fushë Kosovës

, 05.10.2010




Komisioni per të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga zonja Sanije Alijaj – nënkryetare e parë e Komisionit, sot vizitoi Komunën e Fushë Kosovës.

Në Kuvendin e Komunës së Fushë Kosovës u mbajtë takim i përbashkët me përfaqësuesit e kësaj Komune, me në krye drejtorin e administratës, z. Afrim Krasniqin.

Duke i njohtuar anëtarët e Komisionit rreth integrimit të të gjithia bshkësive në jetën ekonomike sociale e politike të Komunës së Fushë Kosovës, i përmenduri theksoi se përveq tjerash në komunën e Fushë Kosovës, krahas shqiptarëve shumicë, jetojnë edhe pjesëtarët e bashkësisë, serbe, egjiptase, hashkali, rom e boshnjak, dhe të gjithë pjesatërt e bashkësive kanë lirinë e shprehjes, të lëvizjes dhe shprehjes së mendimit të lirë. Përndryshe, në Komunën e Fushë Kosovës, ekziston edhe Zyra për komunitete e cila kryen punët në lëmin e interesave të bashkësive nacionale, që jetojnë dhe punojnë në Komunën e Fushë Kosovës, ku janë të punësuar anëtarët të këtyre bshkësive, si në strukturat komunale, gjithashtu edhe në ndërmarrjet publike.

Në vazhdim, drejtori i administratës së Komunës së Fushë Kosovës, z. Krasniqi theksoi se në këto vitet e fundit janë realizuar disa projekte që kanë të bëjnë me komunitetet nacionale, pra projekte në interes të tyre dhe në kuadër të krijimit të kushteve sa më të mira për jetë dhe punë. Kështu që për pjesëtarët e bashkësisë rome, hashkalinjë, dhe egjiptase, gjatë këtij viti janë ndërtuar gjithsej 25 shtëpi të reja. Sa i përket kthimit të personave të shpërngulur, si të pjesëtarëve serb, gjithashtu edhe atyre rom hashkali e egjiptas, Komuna mundohet që këtyre pjesëtarëve të kthyer si nga Serbia, Mali i Zi apo Maqedonia e gjithashtu edhe nga shtet perendimore t’i pranojë në gjirin e sajë dhe t’iu krijoj kushte të domosdoshme për jetë dhe punë. Në vazhdim të takimit të përbashkët, anëtarët e komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim, parashtruar shumë pyetje në lidhje me integrimi ne komuniteteve dhe në lidhje me zbatimin e projekteve të destinuara për bashkësitë të cilat jetojnë dhe punojnë në Komunën e Fushë Kosovës.
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim vizitoi Komunën e  Fushë Kosovës