Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 05.10.2010
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilën e kryesoi zonja Sanije Aliaj – zëvendësnënkryetare e parë e Komisionit, u shqyrtuan gjithsej 5 projektligje: P/ligji për aspektin civil të grabitjes ndërkombëtare të fëmijëve, me Raportin e komisionit funksional – Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, me amendamente, P/ligji për themelimin e sistemit të depozitave për financimin e institucioneve të Kosovës, me Raportin e komisionit funksional – Komisionit për Buxhet dhe Financa, me amendamente, P/ligji nr. 03/L-185 për rregullatorin e energjisë, me Raportin e komisionit funksional – Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion me amendamente, P/ligji nr. 03/L-229 për mbrojtjen e konkurrencës, me Raportin e komisionit funksional – Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion me amendamente, si dhe P/ligji nr. 03/L-186 për energjinë elektrike, me Raportin e komisionit funksional – Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion me amendamente.
Pas diskutimit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të këtyre pesë projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Pra, në të njëjtën mbledhje të Komisionit, nën pikën – të ndryshme, ku u diskutua për P/ligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave nr. 03/L-237, me Raportin e komisionit funksional – Komisionit për Administratë Publike, Pushtetin Lokal dhe Medie, me amendamente, anëtarët e Komisionit nga komuniteti turk e boshnjak patën disa vërejtje konkrete në nenin 14.1.5 dhe në amendamentin 10.
Për shkak të këtyre vërejtjeve, në vazhdim të mbledhjes u mor vendim që, kjo pikë e rendit të ditës të shqyrtohet edhe një herë në njërën nga mbledhjet e ardhshme, ku do të merrej vendimi përfundimtar.