Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...

, 19.10.2010




Komisioni i Kuvendit të Kosovës për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, i kryesuar nga Fatmir Rexhepi, kryetar, në mbledhjen e sotme shqyrtoi dy projektligje nga aspekti i të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore. Projektligjet e shqyrtuara, e që i përkisnin kësaj fushe ishin: Projektligji për rezervat shtetërore të mallrave dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për blegtorinë e Kosovës.

Komisioni konstatoi se projektligjet janë në harmoni me Ligjin për të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore dhe vendosi që të procedohen për miratim në Kuvend. Në vijim të mbledhjes, Komisioni diskutoi edhe për Projektligjin për personat e pagjetur. Lidhur me këtë, Komisioni caktoi grupin punues, i cili në afat prej dhjetë ditësh do të paraqesë rekomandimet, të dala edhe nga dëgjimi publik, organizuar kohë më parë nga Komisioni.
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...