Lajmet e fundit

Eurodeputetja Fajon u prit në takim nga Hamiti, Hundozi e Makolli

, 20.10.2010




Eurodeputetja Tanja Fajon, është pritur sot në një takim nga përfaqësuesit e tre komisioneve parlamentare të Kuvendit të Kosovës: Sabri Hamiti, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Zylfije Hundozi, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane dhe Ibrahim Makolli, anëtar i Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Gjatë këtij takimi u diskutua për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Përfaqësuesit e Kuvendit të Kosovës identifikuan të arriturat në plotësimin e kritereve, duke potencuar nevojën dhe domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave dhe për Kosovën.

Eurodeputetja Fajon u interesua për ecurinë e reformave dhe shfaqi gatishmërinë për të dhënë ndihmën e saj në këtë proces.
Eurodeputetja Fajon u prit në takim nga Hamiti, Hundozi e Makolli