Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...

, 25.10.2010




Strategjia minerare e Republikës së Kosovës për vitin 2010-2025, e diskutuar në disa mbledhje paraprake të Komisionit dhe në një dëgjim publik, do t’i kthehet Qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Minierave dhe Mineraleve për rishqyrtim. Kështu u vendos sot në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, të kryesuar nga Myzejene Selmani, kryetare.

Kjo Strategji, ndonëse e hartuar nga ekspertë të kësaj fushe, s’ka ofruar plan adekuat për ristrukturimin e kombinatit metalurgjik ”Trepça”.

Anëtarët e Komisionit vlerësuan se sipas kësaj Strategjie, roli i Qeverisë në formulimin e politikave zhvillimore të minierave dhe mineraleve mbetet minimal. Pas diskutimeve, Komisioni vlerësoi se është i nevojshëm edhe më tej konsultimi me Ministrinë e Energjisë dhe Minierave (MEM) dhe USAID-in, para se Strategjia të procedohet për miratim në Kuvend.
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...