Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
, 26.10.2010
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka plotësuar rendin e ditës për mbledhjen plenare të 28 tetorit.
Pos pikave të përhershme të seancave plenare (koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare për punën e Qeverisë së Kosovës), si dhe debatit parlamentar (sipas kërkesës së deputetit Driton Tali) lidhur me garancionin bankar të operatorit mobil “Kosmoc”, për të cilat Kryesia ka marrë vendim në javën e kaluar, në mbledhjen plenare të 28 tetorit do të shtrohet shqyrtimi i Rekomandimit të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Në vazhdim do të shqyrtohen për herë të dytë edhe këto projektligje: Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03-L-132 për protokollin e shtetit të Republikës së Kosovës, Projektligji për Rezervat shtetërore të mallrave, Projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/33 për blegtorinë, Projektligji për aspektet civile të rrëmbimit ndërkombëtar të fëmijës, Projektligji për pajisje me armë, municion dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara shtetërore për siguri, Projektligji për metrologji, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L- 139 për shpronësimin e pronës së paluajtshme, si dhe Projektligji për tregtinë e mallrave strategjike.
Në po këtë mbledhje plenare do të shqyrtohet Propozim- vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e Strategjisë për ri-integrimin e personave të riatdhesuar, si dhe Propozim- vendimi i ekzekutivit të vendit për emërimin e anëtarëve të Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale.
Në vazhdim, ndërkaq, do të shqyrtohen : Rekomandimi i Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë lidhur me Propozim-strategjinë minerare të Republikës së Kosovës për periudhën 2010-2025, Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media lidhur me Projektligjin për qytetin e Prishtinës, dhe në fund fare, Formimi i Organit të Pavarur Përzgjedhës lidhur me emërimin e një anëtari të Organit Shqyrtues të Prokurimit.