Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kuvendit
, 02.11.2010
Në mbledhjen e rregullt plenare të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Xhavit Haliti, anëtar i Kryesisë së Kuvendit, deputetët bënë shqyrtimin e dytë të Projektligjit të punës.
Kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Sadik Idriz, duke prezantuar Projektligjin theksoi se me këtë do të bëhet zgjidhja më e mirë e mundshme në interes të punëtorëve. Ai më tej shtoi se në rrethanat kur mungon fondi për sigurime shëndetësore, Projektligji i punës është zgjidhje optimale.
Në vijim, deputetët vazhduan së shqyrtuari një për një të gjitha amendamentet (48 sosh), dhe në fund pa as një votë kundër, miratuan në tërësi tekstin e Projektligjit.