Lajmet e fundit
Sot mbahet seancë e re e Kuvendit të Kosovës
, 02.11.2010
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës është mbledhur për të përcaktuar rendin e ditës për një seancë të re të Kuvendit të Kosovës. Kryetari i Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi, i cili e ka drejtuar takimin, i ka njoftuar anëtarët e Kryesisë dhe shefat e s grupeve parlamentare se nga Komisioni për shëndetësi dhe mirëqenie sociale ka marrë rekomandimet lidhur me Projektligjin e punës, miratimi i të cilit ishte edhe kërkesë e Komisionit Evropian në Raportin e Progresit për Kosovën.
Ai ka kërkuar që sot, para mbledhjes plenare të Kuvendit për mocionin e mosbesimit të Qeverisë së Kosovës, të mbahet një seancë tjetër për shqyrtimin e dytë dhe miratimin përfundimtar të Projektligjit të punës.
Pjesëmarrësit e këtij takimi e kanë tumirë këtë propozim të kryeparlamentarit Krasniqi.