Lajmet e fundit
Nga mbledhja plenare e Kuvendit të Kosovës
, 02.11.2010
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e fundit plenare të kësaj Legjislature, në të cilën ka shqyrtuar mocionin e mosbesimit të Qeverisë aktuale të Republikës së Kosovës.
Kryetari i Kuvendit dr. Jakup Krasniqi, duke e hapur këtë seancë, është shprehur se mocioni i AKR-së, i mbështetur nga 40 deputetë, bazohet në nenin 100, paragrafin 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 30, paragrafin 1 të Rregullores së Kuvendit, dhe i plotëson kushtet të radhitet në mbledhjen plenare të Kuvendit të Kosovës.
Në vazhdim kryetari i Grupit parlamentar i AKR-së , Ibrahim Makolli, ka arsyetuar para deputetëve mocionin e mosbesimit të Qeverisë. Ai i ka akuzuar dy partitë mëdha të koalicionit qeverisës për keqqeverisje të vendit dhe për krizën institucionale, të cilën e ka vlerësuar si më të rëndën që nga krijimi i institucione në viti 2000. Makolli i ka numëruar veprimet qe e kanë shkaktuar këtë krizë. Për dalje nga kjo gjendje, ka theksuar ai, Ggrupi parlamentari AKR-së, i mbështetur nga 40 deputetë, ka ndërmarrë parashtrimin e këtij mocioni, për ta ndaluar dhe dënuar qeverisjen e keqe.
Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka quajtur ditë të rëndësishme mbledhjen e sotme të përfaqësuesve të popullit, të cilën e ka cilësuar test të demokracisë për shtetin tonë të ri . ” Këtë sfidë nuk mund ta anashkalojmë më tutje dhe duhet të jemi të përgjegjshëm, prandaj duhet të përballemi me te dhe ta tejkalojmë bashkërisht”, ka theksuar Thaçi, i cili në vazhdim i ka përkujtuar deputet për betimin në respektimin e Kushtetutës.
“Vota juaj, të nderuar deputetë, është vendim për shtetin e Kosovës. Me votën tuaj do të jepni forcë dhe legjitimitet institucioneve të reja të vendit tonë. Vota juaj sot do ta forcojë lirinë dhe demokracinë e vendit”,ka theksuar Thaçi, duke u shprehur i bindur se votimi i sotëm në Kuvend do të jehojë ndër gjenerata dhe do ta riafirmojë zotimin tonë për demokraci dhe liri.
Ai në vazhdim ka pohuar se këtë krizë nuk e ka dashur Qeveria e tij, qytetarët e Kosovës dhe miqtë e saj ndërkombëtarë, por se kriza i ishte imponuar nga partneri i koalicionit. Ai është shprehu krenar për të arriturat e Qeverisë, të cilën e udhëhoqi, duke i numëruar ato njëpërnjë.
Në fund të fjalës së tij ai ka falënderuar të gjithë deputetët për mbështetjen e tyre, por edhe për kritikat në llogari të Qeverisë dhe në llogari të tijën personale. Ai ka falënderuar partnerët e koalicionit, si dhe partnerët ndërkombëtarë (KFOR-n EULEX-in ICO-në etj),për mbështetjen eofruar.
“Qeveria edhe më tutje do të vazhdojë të kryejë obligimet e saja për drejtimin e vendit”. është zotuar Thaçi para deputetëve.
Kryeparlamentari Krasniq pastaj ua ka dhënë fjalën shefave të grupeve parlamentare, radhazi, sipas fuqisë në Kuvend.
Kryetari i Grupit parlamentar i PDK-së, Ramë Buja, është shprehur se e mbështet mocionin e shtruar, për ta nxjerrë Kosovën nga kriza institucionale, të cilën, siç është shprehur ai, nuk e ka shkaktuar partia e tij.
Kryetari i Grupit parlamentar i LDK-së, Ismet Beqiri, është shprehur prerë se LDK-ja nuk pajtohet me arsyetimin dhe me përmbajtjen e mocionit, prandaj deputetët nga ky grup parlamentar nuk do të marrin pjesë në votim të këtij mocioni.
Shumë i ashpër ndaj koalicionit qeverisë, ndërkaq, ka qenë kryetari i Grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini. Ai është shprehur se kjo qeveri është dashur të shkonte dy vjet e gjysmë më parë, duke i përmendur në vazhdim dështimet e qeverisë, si dhe radhitjen e keqe të Kosovës në vlerësimet e mekanizmave të rëndësishëm ndërkombëtarë. ”Askush më nuk është i lumtur në këtë vend pos qeveritarëve, familjarëve dhe klientëve të tyre”, ka theksuar Gjini. “Mocioni nuk është kërkuar që të tejkalohet kriza, por që zgjedhjet të mbahen në terr, në të ftohtë dhe pa Ramush Haradinajn në Kosovë, prandaj Grupi parlamentar i AAK-së nuk merr pjesë në votim”, ka thënë prerë Gjini.
Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, në emër të Grupit parlamentar të kësaj partie, ka sqaruar deputetët nga foltorja se nga aty e kishte mbështetur Qeverinë Thaçi, në fillim të mandatit, sepse kishte besuar se gjerat do të shkonin mirë, sepse po krijonim shtet. “Ishim të gatshëm të bënim gjithçka për hir të unitetit dhe shtetndërtimit”, ka thënë Pacolli, i cili me gjithë respektin për kryeministrin ka thënë: ”Zoti kryeministër ju dështuat me partnerin që zgjodhët! Atëherë ju mbështeta, sot jam kundër jush, sepse ju nuk i plotësuat premtimet dhënë qytetarëve ” , ka thënë Pacolli. “Ministrat tuaj dezertuan, duke e lënë vendin shkret dhe pa kujdes për qytetarin”, ka përfunduar kreu i AKR-së, duke i falënderuar deputetët, nënshkrues të mocionit.
Kryetari i Grupit parlamentar i LDD-së, Lulzim Zeneli, e ka nisur fjalën e ti me konstatimin se në tri vitet e shkuara Kosova ka marrë vetëm vlerësime negative në raportet ndërkombëtare të mekanizmave më prestigjiozë, duke u cilësuar atë njollë zezë. Ai ka pohuar se gjatë kësaj kohe është rritur krimi i organizuar, korrupsioni dhe të gjitha trafiqet. LDD-ja do të votojë që kjo qeveri të shkojë një orë e më parë, në mënyrë që, siç është shprehur ai, të hapen perspektiva të reja për Kosovën.
Në vazhdim mocionin e kanë mbështetur shefat e grupeve parlamentare nga radhët e minoriteteve.
Kryetari i Grupit parlamentar 7+, Xhezair Murat, duke lavdëruar të arriturat e Qeverisë është shprehur se ashtu si e kanë mbështetur Qeverinë Thaçi, po ashtu do ta mbështesin edhe që ajo të bie.
Slobodan Petroviq, kryetari i Grupit Parlamentar të SLS-së, është shprehur se si pjesëmarrëse në koalicionin qeverisës kjo parti e ka rritur shpresën e serbëve të Kosovës për jetë në këtë vend. Ai ka theksuar se ishin në koalicion qeverisës për hir të qytetarëve të Kosovës, duke pohuar se deputetët këtij grupimi do ta votojnë mocionin e ofruar.
Branisllav Grbiq, shef i Grupit Parlamentar për Integrime, ndërkaq, ka thënë se do të flasë si qytetarë i Kosovës, ku, siç është shprehur, jeton tash e 53 vjet dhe i cili ia do të mirën Kosovës. “Pavarësisht nga proceset e përgjithshme në Kosovë, si në ekonomi e në sfera të tjera të jetës, kemi të drejtë që kësaj radhe të pranojmë sugjerimin që mosbesimi i Qeverisë është zgjidhje e problemit. Votimi i mosbesimi është akt i rënies së kësaj qeverie, e cila ka pasur suksese por edhe mossuksese evidente, sepse kjo është interes i qytetarëve të Kosovës, ka përfunduar ai.
Në vazhdim të seancës mbi 30 deputetë kanë marrë pjesë në diskutim, duke e lavdëruar qeverinë dhe mbështetur mocionin e ofruar, duke e kritikuar ashpër Qeverinë dhe gjithashtu mbështetur mocionin e mosbesimit për Qeverinë Thaçi, por edhe duke e kritikuar Qeverinë por edhe vet mocionin, të cilësuar si të porositur nga vet kreu i Qeverisë.
I nxitur nga kritikat e shprehura, në foltore ka dalë kryeministri Thaçi, i cili është shprehur se nuk do tu përgjigjet deklarimeve elektorale të shprehura sot në këtë Kuvend, por se ndjehet krenar për punën e tij dhe të Qeverisë, të cilën e ka udhëhequr.
Në përfundim të kësaj mbledhjeje plenare është hedhur në votim mocioni i mosbesimit për Qeverinë. Me shumicë votash të deputetëve të Kuvendit të Kosovës është votuar mocioni i mosbesimit për Qeverinë (nga 105 deputet në seancë: 66 deputetë kanë votuar për, një ka votuar kundër, kurse dy kanë abstenuar).