Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon familjen Salkoviq
, 09.12.2010
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Salkoviq, pas vrasjes së birit të saj, Shefko Salkoviqit, trajnues i Komisionit të Zgjedhjeve.
Në telegram thuhet:
Me dhembje të thellë morëm lajmin tronditës të vrasjes tinëzare të veprimtarit të palodhshëm të integrimit të të gjitha komuniteteve në jetën shoqërore, politike dhe institucionale të Kosovës, Shefko Salkoviqit, trajnues i Komisionit të Zgjedhjeve dhe të plagosjes së Edin Islamoviqit, anëtar i Komisionit Komunal Zgjedhor në Leposaviq.
E dënoj fuqishëm këtë akt të shëmtuar që ndodhi në prag të zgjedhjeve të lira e demokratike të Republikës së Kosovës dhe kërkoj nga organet e ndjekjes t’i gjejnë dhe t’i kapin dorasit për t’i sjellë sa më parë para drejtësisë.
Familjes Salkoviq i shpreh ngushëllimet e thella për humbjen e birit të saj, duke e siguruar që në këto çaste dhembjeje të rëndë do të jemi pranë saj për të ndarë ndjenjën e përbashkët të pikëllimit, kurse zotit Islamoviq i uroj shërim të shpejtë.