Lajmet e fundit
U regjistruan shumica e deputetëve të Legjislaturës IV të Kuvendit
, 11.02.2011
Është bërë sot regjistrimi i shumicës së deputetëve të Legjislaturës IV të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Deri në orën 15:00 janë regjistruar 103 deputetë, nga gjithsej 120 deputetë që i ka Kuvendi i Kosovës. Deputetët e rinj, të cilët përfaqësojnë subjektet politike që kanë fituar ulëse në Kuvend në zgjedhjet e 12 dhjetorit, për dy ditë rresht i janë nënshtruar procedurave të regjistrimit, në ambientet e Kuvendit.
Të dhënat gjenerale, bashkë me fotografitë, do të publikohen gjatë ditëve të ardhshme në faqen elektronike të Kuvendit të Kosovës.