Lajmet e fundit
Fjalimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e rizgjedhjes kryeministër i Republikës së Kosovës dhe zgjedhjes së kabinetit qeveritar
, 22.02.2011
I nderuar Kryetar i Republikës së Kosovës, z. Pacolli,
I nderuar Kryetar i Kuvendit, z. Krasniqi,
Të nderuar përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në Kosovë, Z. Peter Faith (ICO), z. De Marnac (EULEX), z. Byler (KFOR),
Të nderuar ambasadorë të akredituar në Kosovë;
Të nderuar deputetë të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës;
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës;
Zonja dhe Zotërinj,
Më lejoni të filloj fjalimin tim duke i uruar edhe një herë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për përvjetorin e tretë të pavarësisë së shtetin tonë dhe t’i uroj të gjithë deputetet për marrjen e përgjegjësive të reja.
Kanë kaluar vetëm tre vjet që Kosova funksionon si shtet i pavarur, dhe natyrisht që gjatë kësaj periudhe kohore kemi arritur suksese të konsiderueshme, mirëpo nuk kemi mundur t’i adresojmë të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova.
Përkundër kësaj, unë me krenari mund të ju them, se ne të gjithë së bashku, për këto vite kemi arritur të vejmë themelet e forta të shtetit tonë demokratik, i cili është ndërtuar me sakrificën e të gjithë qytetarëve tanë.
Themelet e shtetit tonë, janë ndërtuar për t’u mos u shembur kurrë më, dhe prandaj Kosova ekziston sot dhe do të ekzistoj përgjithmonë.
Të nderuar deputet të Republikës së Kosovës,
Unë njësoj sikur ju, sot jam shumë i privilegjuar dhe falënderues e mirënjohës për qytetarët tanë, të cilët na besuan qe ne të jemi përfaqësuesit e tyre legjitim në tempullin e demokracisë të shtetit tonë.
Dhe natyrisht, bashkë me privilegjet, ne kemi përgjegjësi shumë të mëdha, të cilat ne, sot, i pranuam njëzëri në momentin kur të gjithë dhamë betimin për respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Ne të gjithë jemi të obliguar ta respektojmë Kushtetutën tonë, e cila iu mundëson qytetarëve tanë që të marrin frymë në mënyrë të barabartë përpara ligjit.
Ajo i mbron privilegjet e drejta dhe liritë e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht përkatësisë etike, religjionit ose bindjeve politike.
Për me tepër, vetë legjitimiteti i Qeverisë sonë buron nga pajtueshmëria e çdo qytetari tonë për të qeverisur në mënyrë të drejtë.
Në fakt, Kushtetuta është ai guri i rëndë dhe i palëkundur i shtetit tonë, që mbron shtetin edhe kur ka dridhje të caktuara politike, të cilat menaxhohen vetëm përmes respektimit të Kushtetues.
Unë, sot, nuk dua të rikthej vëmendjen tuaj në ngjarjet të cilat bën që mandati ynë i mëparshëm katërvjeçar të përmbyllet për një vit më herët.
Shkaqet dhe pasojat e ngjarjeve të tilla janë të njohura për ju dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Por, unë dua që t’iu rikujtoj të gjithëve se eksperienca nga mandati i kaluar, duhet t’iu shërbej udhëheqëseve institucionalë, si një mësim i mirë se çfarë nuk duhet bërë në të ardhmen.
E ajo çfarë duhet të kemi si parim kryesor udhëheqës gjithmonë, është respektimi i plotë i Kushtetutës dhe i ligjeve të Republikës së Kosovës.
Të nderuar deputetë,
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Zonja dhe zotërinj,
Besoj se të gjithë pajtohemi se muajt e fundit kanë qenë shumë sfidues, jo vetëm për Qeverinë e Republikës së Kosovës, por në tërësi për institucionet e vendit dhe qytetarët tanë.
Gjatë muajve të fundit kanë ndodhur shumë ngjarje, të cilat kanë bërë që qytetarët tanë të ndjehen të zhgënjyer, dhe si rrjedhojë, sot ata kanë një krizë besimi ndaj politikës dhe institucioneve shtetërore.
Unë e pranoj, si krejtësisht legjitim, shqetësimin e qytetarëve tanë, dhe ky shqetësim për mua do të shërbej si një motiv shtesë, që së bashku të punojmë për ta ndryshuar tërësisht imazhin e shtetit tonë.
Kosova për shumë arsye do të vazhdojë të ballafaqohet me shumë sfida të tjera në të ardhmen e afërt, sfida këto që duhet t’i tejkalojmë vetëm duke punuar së bashku për të mirën e qytetarëve tanë.
Dhe sot, është pikërisht një moment i tillë i veçantë. Duke respektuar Kushtetutën tonë, ne po krijomë institucionet tona të reja të fuqishme, të cilat burojnë nga vullneti i qytetarëve tanë dhe të cilat do të mbrojnë interesat e të gjithë qytetarëve tanë.
Të nderuar deputetë,
Qytetarë të Republikës së Kosovës,
Unë dua që edhe një herë t’i falënderoj qytetarët e Republikës së Kosovës për besimin që ma kanë dhënë për të udhëhequr Qeverinë e Republikës së Kosovës në mandatin e ri katërvjeçar.
Unë shpreh përkushtimin tim më të sinqertë se me devotshmëri do t’iu shërbej interesave të qytetarëve dhe vendit tim.
Mbi çdo interes tjetër, unë gjithmonë do të vë së pari interesin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj.
Dhe unë jam i bindur se edhe ju të gjithë, të nderuar deputetë, e ndani të njëjtin qëllim me mua dhe se nuk do të kurseni dijen dhe punën tuaj në dobi të interesave tona nacionale.
Prandaj, edhe mesazhi im kryesor për ju të gjithë, e në veçanti për partitë opozitare, të cilat janë vlerë e lartë e demokracisë tonë parlamentare, është që të punojmë së bashku në interes të Kosovës dhe të qytetarëve tanë.
Unë do të jem plotësisht i hapur që të punoj me të gjitha partitë politike parlamentare, por edhe ato që nuk janë pjesë e këtij parlamenti, jam shumë i hapur dhe mirëpres ndihmën e shoqërisë civile dhe të gjithë qytetarëve tanë, që së bashku të punojmë shumë, që Kosovën ta bëjmë një shtet evropian të zhvilluar dhe demokratik.
Të nderuar deputetë,
Zonja dhe zotërinj,
Si mandatar për formimin e Qeverisë të Republikës së Kosovës, me lejoni të theksoj se partnerët e koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Koalicioni për Kosovën e Re (AKR), Partia e Pavarur Liberale (SLS) dhe Grupi 6+, konsiderojnë se katër vjetët e ardhshëm të mandatit qeverisës janë vendimtare për funksionimin dhe forcimin e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.
Si rrjedhojë, ne jemi të përkushtuar për të përmbushur mandatin e plotë kushtetues të institucioneve të zgjedhura të Republikës së Kosovës, për të arritur zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe integrim në strukturat euro-atlantike.
Bazuar në këtë pikënisje, ne mbesin thellësisht të përkushtuar për një Qeveri kredibile, efektive dhe të aftë për të forcuar më tej shtetin e pavarur të Republikës së Kosovës.
Për këtë qëllim, ne do të bashkëpunojmë edhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile, partitë politike në opozitë dhe me të gjithë ata që janë të gatshëm për të punuar për të mirën e Kosovës.
Partneret e koalicionit qeverisës janë pajtuar që individët që përzgjedhjen në pozitat qeveritare, do t’i mbajnë postet e tyre vetëm në bazë të aftësisë, përkushtimit dhe gatishmërisë së dëshmuar për t’i vënë interesat nacionale mbi ato personale dhe partiake.
Parterët e koalicionit qeverisës janë të përkushtuar që të zbatojnë programin e përbashkët qeveritar, i cili është përpiluar duke marrë në konsideratë nevojat e vendit dhe interesat e qytetarëve tanë.
Për më tepër, ky program qeveritar është një kondensim i prioriteteve dhe programeve të partive politike, që janë përbërës të këtij koalicioni. Për këtë qëllim, Qeveria e Republikës së Kosovës zotohet se do të ndjekë politika të cilat:
• avancojnë integrimin euro-atlantik të Kosovës dhe do të promovojnë raporte më të mira me shtetet fqinje;
• avancojnë më tej përmbushjen e Planit Gjithëpërfshirës të Ahtisaarit duke përfshirë decentralizimin efektiv të qeverisjes;
• promovojnë mirëqenien më të lartë ekonomike të të gjithë qytetarëve të Kosovës, bazuar në rritjen ekonomike të orientuar nga sektori privat i tregut të lirë (me përqendrim në krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e të hyrave). Për këtë qëllim, qeveria është e përkushtuar për privatizimin aseteve të caktuara shtetërore në mënyrë transparente; për zvogëlimin e rregullimit të tepërt qeveritar të aktivitetit privat ekonomik; implementimin politikave tërheqëse investive; modernizimin e sektorëve të telekomunikimit dhe energjetik të vendit dhe revitalizimin e hovshëm të bujqësisë, teknologjisë dhe minierave duke e zhvilluar më tej infrastrukturën e tyre.
• forcojnë sundimin e ligjit, duke përfshirë tolerancën zero ndaj korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare për qëllime të përftimit personal, zvogëlimin e lëndëve të mbetura në gjykata, përmirësimin e qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët dhe zhvillimin e mekanizmave alternative për zgjidhjen e shpejtë të lëndëve civile.
• përmirësojnë cilësinë e arsimit dhe të shëndetësisë në Kosovë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Të nderuar deputetë,
Unë sot, do të shpalos përpara jush vetëm disa nga pikat programore të Programit Qeveritar 2011-2014, për shkak se ne do të kemi rastin që ta diskutojmë programin qeveritar në një nga seancat e ardhshme.
Programi Qeveritar 2011-2014, i cili do të shërbej si udhërrëfyes i punës i Qeverisë së Republikës së Kosovës, do të mbetet një dokument i hapur për plotësime të tjera, të cilat konsiderohen si të domosdoshme për të avancuar interesat e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj.