Lajmet e fundit

Kreu i Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi, priti ambasadorin holandez, z. Robert Bosch

, 02.03.2011




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot ambasadorin holandez, z. Robert Bosch.

Z. Bosch fillimisht e përgëzoi kryekuvendarin Krasniqi për rizgjedhjen në këtë post, ndërsa në vijim u bisedua rreth disa detajeve të vizitës së kryekuvendarit Krasniqi në Holandë, që do të bëhet para muajit maj të këtij viti.

Gjithashtu ambasadori holandez e njoftoi kryekuvendarin Krasniqi edhe rreth vizitës së disa komisioneve parlamentare të këtij vendi që do t’i zhvillojnë së shpejti në Kosovë.

Gjatë këtij takimi kryekuvendari Krasniqi e falënderoi ambasadorin e Holandës për vizitën , ndërsa foli për situatën në Kosovë, sfidat e brendshme dhe të jashtme që e presin vendin tonë, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, uljen e papunësisë etj., për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, liberalizimin e vizave, si dhe për dialogun me Serbinë.
Kreu i Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi, priti ambasadorin holandez, z. Robert Bosch