Lajmet e fundit

Mbledhja urgjente e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

, 03.03.2011




Pas shqyrtoi kërkesën e Qeverisë së Kosovës për debat parlamentar lidhur me dialogun në mes të Republikës së Kosovës (pa e përcaktuar datën e mbajtjes së seancës) dhe kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për të diskutuar lidhur me bisedimet Kosovë- Serbi, Kryesia e Kuvendit të Kosovës,në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, ka vendosur që seanca e rregullt të mbahet ditën e hënë, më 7 mars.

Kryesia ka vlerësuar se kërkesa e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE nuk i plotëson kushtet për seancë të jashtëzakonshme (megjithëse thirret në Rregulloren e Kuvendit), sepse ajo nuk është në pajtim me Kushtetutën. Kryesia, ndërkaq, e ka lënë mundësinë që ditën e premte të mbahet seanca e jashtëzakonshme, nëse VETËVENDOSJE e shoqëron kërkesën e saj me 40 nënshkrime të deputetëve.
Mbledhja urgjente e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës