Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kuvendit të Kosovës
, 07.03.2011
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, deputetët debatuan lidhur me dialogun në mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, sipas kërkesës së Qeverisë së Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë këtij debati parlamentar fillimisht theksoi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është hap i vendit drejt integrimeve evropiane. Ai tha se për herë të parë në historinë politike të vendit përfaqësuesit e Kosovës do të mund të ulen të barabartë dhe të bisedojnë me përfaqësuesit e Serbisë, si dy shtete të pavarura dhe se ka ardhur koha që mospajtimet dhe çështjet e caktuara të diskutohen dhe të zgjidhen në mënyrë të barabartë.
Ai theksoi se kjo çështje është e pashmangshme dhe urgjente, duke filluar nga çështja e të zhdukurve e deri tek dokumentacioni i konfiskuar nga ana e vendit fqinj.
“Dialogu teknik me Serbinë do të ketë synim të vetëm normalizimin dhe synimin e raporteve tona ndërshtetërore”, theksoi kryeministri Thaçi, duke sqaruar më tej se ky dialog çon drejt BE-së, si dhe përshpejton liberalizimin e vizave.
Më tej kryeministri i Kosovës, tha se Kuvendi i Kosovës do të informohet rregullisht lidhur me ecjen e këtij procesi. Ai tha se ky dialog duhet të na bashkojë të gjithëve dhe kjo sfidë duhet të na ofrojë të gjithëve pa dallime partiake, ideologjikë dhe etnike.
Duke përmendur mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtarë, ai tha se mirëpret debatin dhe konkluzionet e përbashkëta në Kuvend, i cili është në shërbim të interesit tonë nacional.
Thaçi kërkoi përkrahje të fuqishme nga deputetët për të kurorëzuar këtë proces për ardhmërinë e shtetit.
Shefat e grupeve parlamentare deklarohen rreth bisedimeve me Serbinë
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci para deputetëve shpalosi draft-rezolutën e propozuar të kësaj partie, duke kërkuar që të miratohet draft-rezoluta për dialogun në fjalë.
Ai tha se dialogu duhet të jetë i përgatitur mirë dhe me agjendë të qartë dhe se dialogu duhet të përfshijë vetëm çështje teknike që janë në interes të përbashkët, pa prekur integritetin territorial të Kosovës.
Më tej, ai theksoi se zv.kryeministrja Edita Tahiri duhet ta informojë në vazhdimësi Kuvendin e Kosovës, përkatësisht Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit, si dhe të raportojë në seanca plenare lidhur me ecjet e këtij procesi.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri fillimisht kërkoi sqarime nga kryeministri i Kosovës, për faktin se cilat janë rezultatet e pritura pas këtij dialogu. Ai mbështeti nevojën për dialogun me Serbinë, por tha se Qeveria duhet ta bëjë të qartë dhe transparente se cilat çështje duhet dhe do të diskutohet me Serbinë duke sjellur në Kuvend një platformë të qartë.
Deputeti Visar Ymeri, shef i Grupit Parlamentar të Lëvzjes Vetëvendosje! tha se negociatat me Serbinë duhet të ndalen, meqë Kosova është në një proces të vazhdueshëm me Serbinë dhe se kjo nuk po ka fund.
Megjithatë, Ymeri, tha se Vetëvendosje ka marrë vendim që të parashtrojë një projektrezolutë dhe kërkoi që të votohet nga deputetët e Kuvendit. Bisedimet me Serbinë nuk mund të ndodhin pa e njohur ajo pavarësinë e Kosovës. Serbia duhet të kërkojë falje dhe duhet t’i kthejë 1.500 trupat e pajetë të të vrarëve gjatë luftës së fundit, t’i paguajë dëmet e luftës, ta kthejë fondin e grabitur të fondit pensional të Kosovës dhe t’i ktheje librat e kadastrit, etj., ishin disa nga pikat e propozuara të këtij grupimi politik duke kërkuar nga Qeveria ndërprerjen e bisedimeve të përgatitura dhe të fillojë përgatitjen për grumbullimin e materialeve të sipërpërmendura.
Ndërsa, Ardian Gjini, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së ka kritikuar Qeverinë e Kosovë për fillimin e shpejtë të bisedimeve dhe se Kosova nuk është e përgatitur për negociata me Serbinë. Ai tha se deputetëve nuk u është ofruar asnjë material dhe agjendë e qëndrimit zyrtar i Qeverisë së Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të koalicionit “Kosova e Re”, Ibrahim Makolli, duke mbështetur dialogun , njëherazi kritikoi Qeverinë e Kosovës për shkak se nuk ka ofruar material më të detajuar për bisedimet me Serbinë, meqë nuk dihen çështjet që do të diskutohen dhe përfitimet e Kosovës në këtë proces. Makolli tha se në këto bisedime nuk duhet biseduar për statusin dhe se pas secilit takim duhet të raportohet në Kuvend.
Duke numëruar disa nga propozimet, si rreth çështjes së personave të pagjetur, kompensimit për dëmet e luftës, kërkim faljen për luftën e fundit, kthimin e librave kadestral, kthimin e fondit pensional, etj, ai tha se Kosovës duhet t’i bëhet e qartë rruga drejt BE-së, si dhe të dihet data e saktë e liberalizimit të vizave. Edhe shefat e grupeve Parlamentare të SLS-së dhe 6 Plus kanë përkrahur draft-rezolutën për bisedimet me Serbinë, madje u tha se këto bisedime janë tejet të rëndësishme për zgjidhjen e problemeve mes këtyre dy vendeve.
Thaçi: Nga bisedimet, Kosova përfiton njohjet e pesë vendeve të BE-së
Pyetjeve të deputetëve dhe paqartësive rreth këtyre bisedimeve iu përgjigj sërish kryeministri Thaçi. Ai tha se Kosova nga këto bisedime përfiton një fqinjësi të mirë dhe më pastaj kjo reflekton edhe në njohjet e Kosovës, nga 5 vendet e BE-së, si dhe në përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave, procesin në integrimin në NATO, integrimin në BE dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara. Kryeministri Thaçi gjatë prezantimit të draft-kornizës për dialogun teknik me vendin fqinj tha se ky dialog është i dobishëm dhe I pashmangshëm, si dhe hap një kapitull të madh dhe të ri.
Dialogu është në përputhje me Rezolutën për Kosovën të miratuar nga Asamableja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuar në shtator të vitit të kaluar, të cilën e ka mbështetur Kuvendi i Kosovës.
“Siguroi të gjithë se Qeveria në asnjë rrethanë nuk do të bisedojë me Serbinë për këto çështje: statusi politik i Republikës së Kosovës, çështjet që ndërlidhen me integritetin territorial të Kosovës dhe çdo diskutim rreth kësaj çështje do të jetë i papranueshëm për institucionet e Kosovës”, tha ai duke shtuar se jemi të angazhuar dhe të interesuar që të vendosen bazat e një dialogu të mirëfilltë që të shpien drejt tejkalimit të barrierave të qytetarëve të të dyja vendeve.
Thaçi me tej theksoi disa nga sferat në të cilat duhet të përqendrohen, si: dialogu për dëmet e krijuara nga lufta, bashkëpunimi reciprok për gjetjen e personave të zhdukur, kthimi i refugjatëve në pronat e tyre, marrëdhëniet tregtare mes të dyja vendeve, dialogu për çështjet e bashkëpunimit në rajon, tejkalimi i pengesave për lëvizjen e qytetarëve të vendit, njohja e tabelave dhe pasaportave, etj.”, numëroi kryeministri disa nga çështjet që do të bisedohet me vendin fqinj.
Ai, duke theksuar se Qeveria në këtë aspekt do të jetë transparente dhe se vazhdimisht do të raportohet në Kuvend, kërkoi nga deputetët mbështetje të plotë rreth kësaj çështje.
Në vijim të këtij debati parlamentar deputetët e Kuvendit të Kosovës paraqiten disa propozime të cilat duhet të vihen në tryezën e këtyre bisedimeve me Serbinë. Madje , disa nga deputetët opozitar përkujtuan se edhe negociatat e mëhershme me Serbinë kanë dështuar.
Deputetët theksuan se Kuvendi duhet të kërkojë nga Qeveria kornizën e bisedimeve dhe formatin e bisedimeve.
Po ashtu u theksua se problemi rreth kësaj çështje qëndron tek agjenda e bisedimeve që po mbahen fshehtë nga Qeveria e Kosovës, dhe se vendit nuk I duhen këto bisedime, madje u propozua që të organizohet një referendum gjithëpopullor.
Disa nga deputetët po ashtu theksuan rëndësinë e këtij debati parlamentar, duke e quajtur paksa të vonuar dhe se Kosova ka arsye për të insistuar në këto bisedime, por duke qenë në përgatitjen e duhur.
Deputetët propozuan që të bashkohen dy tekstet e rezolutës që u dhanë gjatë këtij debati, të harmonizohen qëndrimet dhe të dilet me një qëndrim unik.
U tha po ashtu se përmes BE-së duhet t’i bëhet presion Serbisë dhe të fillohet një epokë e re e bashkëpunimit reciprok, të bëhet shuarja dhe largimi i policisë së MUP-it, si dhe të kërkohet që Kosova të trajtohet sikurse të gjithë partnerët e vendeve në rajon.
Me këtë rast u propozua nga deputetët se Kosova duhet të kërkojë datën e liberalizimit të vizave, sepse kriteret për këtë veçse janë plotësuar, si dhe të zgjidhet problemi i CEFTA-s. Tutje, u theksua nevoja e këtyre bisedimeve për arsye se dialogu për fqinjësi të mirë është pjesë në agjenden evropiane .
Krasniqi: Nuk kemi pse të frikësohemi për bisedimet me Serbinë
Gjatë këtij debati parlamentar foli edhe kryeparlamentari z. Jakup Krasniqi. Ai duke falënderuar fillimisht deputetët të cilët ishin pjesë e këtij debati tha se raportet mes Kosovës dhe Serbisë në asnjë fazë nuk kanë qenë të mira, nuk janë aktualisht, si dhe nuk do të jenë të mira edhe për një kohë.
“Këto bisedime nuk duhet të merren si vazhdim të negociatave, pasi që jam i bindur se negociatat mes Kosovës dhe Serbisë kanë përfunduar në Vjenë, është nxjerrë një dokument ndërkombëtar që i ka hapur rrugë shpalljes së Pavarësisë, dhe më 17 shkurt po në këtë sallë, është shpallur Kosova shtet i pavarur. Pas kësaj, si dhe pas opinionit pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për arsyeshmërinë e shpalljes së pavarësisë dhe pas rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme, i jep kornizat se për çka duhet të bisedojnë përfaqësuesit e Kosovës. Nuk i paragjykoj këto bisedime edhe pse nuk jam i bindur se po zhvillohen mes Kosovës dhe Serbisë, por në një masë të madhe janë duke u zhvilluar mes Brukselit dhe Beogradit. “, tha Krasniqi.
Ai shtoi se debati i sotëm nuk është i përgatitur në masën e duhur, porse dy tekstet e rezolutave të propozuara, si dhe pjesa e dytë e diskutimit të kryeministrit Thaçi, janë një bazë e mirë për të nxjerrë një dokument të rëndësishëm, për ta caktuar kornizën se çfarë duhet biseduar dhe çfarë jo në këtë dialog.
“Ne duhet të kërkojmë një qartësim më të mirë, të politikave që Brukseli i ka ndaj Kosovës dhe ky qartësim deri më tani nuk është në nivelin e duhur. Ne duhet të kërkojmë nga Brukseli që ta unifikojë politikën e vet ndaj çështjes së Kosovës dhe ndaj Serbisë. Prandaj, Brukseli e ka shumë të vështirë të jetë një lehtësues i këtyre bisedimeve pa një politikë të unifikuar”, tha Krasniqi.
Më tej ai theksoi se duhet të gjithë ta mbështesim një pikë të rezolutës që e ka sjellë Grupi Parlamentar i PDK-së, ku pika më e rëndësishme, ajo e sovranitetit të Kosovës dhe e integritetit territorial të Kosovës nuk do të jenë temë e bisedimeve. “Rregullimi i brendshëm i Kosovës është i rregulluar me Kushtetutën e Kosovës, e cila është në fuqi. Ne duhet t’ia bëjmë të qartë vetvetes dhe Brukselit se për çfarë ne duhet të bisedojmë. Kosova është shtet i pavarur dhe nuk ka kthim mbrapa, prandaj nuk kemi për çfarë të frikësohemi lidhur me këtë çështje”, theksoi kryeparlamentari Krasniqi. Ai më tej shtoi se komunitetit ndërkombëtar duhet t’i themi se jemi të gatshëm të bisedojmë me Serbinë, por problemi kryesor ai i çështjes së Veriut nuk është faji ynë e as i institucioneve të vendit, por është papërgjegjësi e komunitetit ndërkombëtar, ngaqë që 12 vjet radhazi nuk e ka kryer detyrën e vet, sipas Rezolutës 1244, Pakos së Ahtisarit dhe Kushtetutës së vendit.
Ne duhet të kërkojmë në dokumentin që do ta nxjerrim, se për çdo fazë të bisedimeve, ky trup që do të bisedojë, duhet t’i raportojë Kuvendit dhe të marrë miratimin në Kuvend.
Ne duhet të kemi koordinim me faktorin ndërkombëtar, por gjithnjë duke bërë të qartë se çfarë është e pranueshme për qytetarët e saj e çfarë jo.
Edhe zv.kryeministrja Edita Tahiri, e cila do ta udhëheq dialogun me Serbinë tha se vet Qeveria e vendit ka kërkuar që të iniciohet kjo rezolute në Kuvend dhe kjo tregon se ne do të vendosim për këtë dialog së bashku, i gjithë spektri politik, por edhe shoqëria civile.
Tahiri tha se e rëndësishme është se platforma është e qartë dhe vijat e kuqe janë tashmë të qarta. “Po shkojmë të bisedojmë për çështje praktike dhe këto çështje nuk janë të panjohura. Vijat e kuqe janë të qarta, pavarësia, integriteti territorial dhe nuk mund askush ta cenojë këtë. Në Bruksel do të shkojë për ta forcuar perspektiven e Kosovës atje. Ne si shtet i ri, me njerëz të fuqishëm dhe Qeveri të fuqishme do të jemi në gjendje t’i përballojmë sfidat. Nuk duhet të frikësohemi për bisedimet meqë ne i dimë vijat e kuqe”, tha ajo.
Krejtësisht në fund, deputetët pas një debati të gjatë parlamentar morën vendim që deri të enjten në seancën e radhës grupet parlamentare ta hartojnë një projekt-rezolutë lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi duke u bazuar në tekstet e dy rezolutave të ofruara nga grupet parlamentare dhe nga diskutimi i fundit i kryeministrit Thaçi, dhe të miratohet në Kuvend.