Lajmet e fundit
Veprimtari e përbashkët e grave deputete dhe e NDI-së me rastin e 8 Marsit
, 08.03.2011
Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsit,Grupi Joformal i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Demokratik-NDI, organizuan sot, në ambientet e Kuvendit të Kosovës, një veprimtari me moton “ Gratë në politikë bëjnë ndryshime”, të cilën e kryesoi Donika Kadaj Bujupi, ndërsa krahas deputeteve dhe përfaqësueseve të organizatave jo qeveritare, merrte pjesë edhe Laura Nikols, drejtoreshë e NDI-së në Kosovë. Me këtë rast Kathy Gest, specialiste e komunikimit dhe drejtoreshë për marrëdhënie me publikun në zyrën qendrore të NDI-së në Washington DC, mbajti një ligjëratë, në kuadër të së cilës foli lidhur me ndryshimet që gratë mund bëjnë në politikë, duke promovuar idetë e tyre nëpërmjet përdorimit të teknikave dhe modaliteteve mediale, të cilat do t’ iu shërbenin atyre për ngritjen e profilit. Me këtë rast ligjëruesja Kathy Gest, kujtoi fjalët e zonjës Madeleine K. Albright, e cila kishte thënë:”Pjesëmarrja e grave në politikë shpërfaqet me arritje të vërtetë në demokraci, duke përfshirë këtu përgjegjësinë ndaj nevojave të qytetarëve , bashkëpunim më të madh përtej kufijve partiak dhe etnik, si dhe paqe më të qëndrueshme”.
Në këtë tubim u tha se pjesëmarrja e grave deputete në Kuvendin e Kosovës është impresionuese, pasi kjo shkallë përfaqësimi gjendet rrallë kund në botë. Vlen të theksohet se në Legjislaturën e tashme të e Kuvendit janë 40 deputete, do të thotë tri më shumë se në legjislaturën paraprake. Trimëron fakti se në mesin e 40 grave deputeteve, 12 prej tyre kanë siguruar vota në shkallën e kolegëve deputetë (meshkuj).
Kjo veprimtari u shoqërua edhe me debate e pyetje të ndryshme rreth sfidave që e presin këtë grup joformal të deputeteve, i cili për nga mënyra e punës dhe e rezultateve u vlerësua si grup mbipartiak. Ndërkaq, ndër rezultatet më të mëdha të Grupit Joformal të Deputeteve, vuri në dukje deputetja Flora Brovina, është pjesëmarrja e grave deputete , sidomos në angazhimin e tyre në shqyrtimin dhe aprovimin e ligjeve, që janë në favor të përmirësimit të pozitës së gruas në shoqëri , si: Ligji për Barazinë Gjinore, Ligji zgjedhor,Ligji i punës, Ligji kundër dhunës në familje, Ligji për trashëgiminë etj. Mirëpo, u tha se nuk mjafton vetëm të kemi ligje, duhet të ekzistojë gatishmëria edhe për zbatimin e tyre në praktikë.
Në këtë tubim u shpreh mirënjohje për kontributin e institucioneve të ndryshme në avancimin e veprimtarisë së Grupit Joformal të deputeteve: si NDI, UNDP, OSBE etj.