Lajmet e fundit
Kreu i Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi, priti u.d i Shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, z. Khaldoun Sinno
, 09.03.2011
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot, u.d i Shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, z. Khaldoun Sinno.
Gjatë këtij takimi Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit, raportin e misionit të ekspertit të BE-së, për zgjedhjet, në të cilin raport janë dhënë një grup rekomandimesh si bazë për reforma gjithëpërfshirëse zgjedhore.
Me këtë rast kryekuvendari Krasniqi gjatë prononcimit të tij për media tha se gjatë takimit në fjalë u bisedua për zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë , duke sqaruar më tej se Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian ka bërë një raport për zgjedhjet, duke ofruar në këtë mënyrë disa rekomandime, për faktin se si duhet të shkohet në reformën e sistemit zgjedhor.
Duke paraqitur qëndrimet e tij rreth zgjedhjeve të fundit në vend, kreu i Kuvendit tha se zgjedhjet e fundit në vend ishin me disa defekte, por shtoi ai nganjëherë thuhet se edhe në fatkeqësi ka fat. “Konsideroj se institucionet e pavarura zgjedhore kanë qenë fat i mirë që kanë korrigjuar në një masë të madhe këtë proces zgjedhor dhe e kanë bërë të pranueshëm, ndërsa edhe partitë politike i kanë pranuar këto zgjedhje. Kosovës i duhet një reformë zgjedhore dhe besoj se ky mandat do të jetë në shërbim të bërjes së një reforme zgjedhore në mënyrë që zgjedhjet të jenë sa më të thjeshta, sa më të drejta dhe me transparente”, theksoi Krasniqi. Ai shtoi se është i bindur që edhe Zyra Ndërlidhëse e KE-së i ka parë të metat dhe dobësitë e këtij procesi zgjedhor, sikurse që i kanë parë edhe institucionet e Kosovës. Krasniqi tha se do të kërkojë nga Zyra Ndërlidhëse e KE-së në Prishtinë dhe nga institucionet tjera ndërkombëtare, të cilat e kanë mbështetur Kuvendin dhe demokratizimin në Kosovë, që të bëhet një reformë sa më e pranueshme dhe sa më e mirë për zgjedhjet e ardhshme, në mënyrë që defektet të cilat i kemi pasur në këto zgjedhje, mos të përsëriten më në Kosovë, përfundoi kryekuvendari Krasniqi.
Z. Khaldoun Sinno, pasi përgëzoi kryekuvendarin Krasniqi për rizgjedhjen në detyrë, sqaroi se raporti në fjalë, të cilin e kanë dorëzuar në Kuvend, përfshin analizën e zgjedhjeve të fundit. Ai theksoi se kanë pasur një ekip të ekspertëve të cilët e kanë përcjellë procesin zgjedhor në teren dhe dokumenti i cili është dorëzuar sot, do të ketë pasoja pozitive për të ardhmen. “Ky raport përmban një analizë dhe disa rekomandime, rreth 50 sosh, disa prej tyre teknike”, sqaroi Sinno.
Ai tha se duhet të bëhet një sistem zgjedhor më i thjeshtësuar dhe më transparent, si dhe dhënia e rezultateve të zgjedhjeve të jetë me kohë dhe në mënyrë të saktë. “Thjeshtësimi i procesit zgjedhor do të pamundësojë edhe keqpërdorimin gjatë procesit zgjedhor. Qytetarët duhet të kenë besim se procesi ka qenë transparent dhe i drejtë në rastet kur janë konfirmuar rezultatet nga qendrat e votimit”, tha ai.
Sinno më tej shtoi se ata të cilët kanë bërë keqpërdorime dhe shkelje të procesit zgjedhor, dhe që kjo është vërtetuar, duhet të sillen para drejtësisë.
“Jam i inkurajuar me faktin se ne kemi pasur bisedime me përfaqësuesit e partive politike, të cilët kanë shprehur vullnetin e mirë për të punuar në reformën zgjedhore dhe besoj se ky është prioritet për Kosovën”, theksoi z. Khaldoun Sinno duke shtuar se në këtë proces të reformës zgjedhore, duhet të marrin pjesë partitë politike, shoqëria civile dhe qytetarët e Kosovës. “KE ka vullnet të mirë të ju ndihmoj në këtë proces” përfundoi Sinno.