Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti Drejtoreshën Regjionale të BB-së, Armitage dhe përfaqësuesin e BB-së në Kosovë, Nayak

, 09.03.2011




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka pritur sot në një takim Drejtoreshën Regjionale të Bankës Botërore (BB), znj. Jane Armitage dhe përfaqësuesin e Bankës Botërore në Kosovë, z. Ranjit Nayak.

Duke e falënderuar kryetarin Krasniqi për pritjen, përfaqësuesit e Bankës Botërore ngritën çështjen e dy projekteve të miratuara nga BB-ja, projektit për kadastrin dhe atë për regjistrimin e tokave, të cilat kapin shumën e 30 milionë dollarëve. Ratifikimi i këtyre projekteve nga Kuvendi i Kosovës, të cilat u vlerësuan si shumë të rëndësishme për Kosovën, sipas tyre, hap rrugë për projekte të tjera.

Kryetari Krasniqi i falënderoi znj. Armitage dhe z. Nayak për mbështetjen që Banka Botërore i jep Kosovës dhe njëherësh shfaqi besimin që Kuvendi do t’i ratifikojë me kohë këto projekte.

Kreu i Kuvendit foli në vazhdim për të dhënat kadastrale të rrëmbyera nga Serbia, mungesa e të cilave, sipas kryeparlamentarit, i ka paraqitur Kosovës pengesa në vazhdimësi. Krasniqi u ndal edhe në çështjen e regjistrimit të popullsisë, për të cilin shfaqi besimin që do të bëhet në tërë territorin e Kosovës dhe gjatë këtij procesi nuk do të ketë probleme.

Sa i përket buxhetit të Kosovës, kryetari i Kuvendit theksoi se miratimi tij do të bëhet shumë shpejt.
Kryeparlamentari Krasniqi priti Drejtoreshën Regjionale të BB-së, Armitage dhe përfaqësuesin e BB-së në Kosovë, Nayak