Lajmet e fundit
Kryetarët e komisioneve parlamentare biseduan për planin e përbashkët zhvillimorë të KB-së për Kosovën
, 15.03.2011
Sot në Kuvendin e Kosovës, kryetarë dhe anëtarë të komisioneve parlamentare, organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, diskutuan për Planin Zhvillimor të Kombeve të Bashkuara për periudhën pesëvjeçare 2011- 2015.
Në emër të Kuvendit të Kosovës, të pranishmit i përshëndeti dhe u uroi mirëseardhje nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, i cili takimin e sotëm e vlerësoi të rëndësisë së veçantë për agjendën zhvillimore të Kosovës. Haliti, me këtë rast vuri në pah bashkëpunimin e frytshëm të Kuvendit të Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, siç është UNDP-ja dhe Agjencitë tjera të KB-së. Ai më tej shtoi se duke i’u falënderuar bashkëpunimit me Organizatat Ndërkombëtare, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një varg ligjesh, në linjë me kriteret e përcaktuara nga Rezoluta për Deklaratën e Mijëvjeçarit dhe nga Rezoluta për Integrim Evropian. Nënkryetari i Kuvendit më tej shtoi:” Kemi arsye të mirë për të qenë optimistë, përderisa jemi të bashkuar dhe të vendosur për të arritur sukses. Identiteti dhe tradita e qytetarëve tonë është e ndërtuar mbi idenë e përparimit të drejtë për secilin, duke i mundësuar secilit fuqi për ta ndërtuar suksesin jetësor personal”, tha Haliti.
Ndërkaq, Osnat Lubran, koordinatore e zhvillimore e KB-së, tha se ndihet e nderuar që i është dhënë rasti të paraqes Planin e Përbashkët Zhvillimorë të Kosovës 2011-2015. Ajo më tej i njoftoi të pranishmit se në Kosovë operojnë 21 agjencione të KB-së me rreth 21 milion investime në vit. Në vijim, Lubran, tha se gëzon fakti që në Kosovë është rritur shkalla e sigurisë dhe bruto të ardhurat për kokë banori po ashtu kanë shënuar rritje. Me qëllim të përgjigjes ndaj sfidave , vazhdoi Lubran, Plani i Përbashkët Zhvillimor i OKB-së 2011-2015 për Kosovën do të fokusohet rreth katër temave strategjike. Së pari, Kornizat legjislative dhe politike për përfshirje sociale, së dyti llogaridhënia për ofrimin e përfshirjes sociale, së treti fuqizimi dhe pjesëmarrja lokale, dhe së katërti, mbrojtja e mjedisit dhe shëndetit, tha Lubran.
Lidhur me Planin e Përbashkët Zhvillimor të Kosovës 2011-2015, të paraqitur nga koordinatorja, Lubran, opinionet e veta i shfaqën edhe anëtarët e komisioneve parlamentare. Ata me këtë rast shtruan nevojën që organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë të kenë koordinim më të madh mes vete. Ata unanimisht u shprehën se përmirësimi i jetës së qytetarëve bëhet me zhvillimin ekonomik të vendit. Në kontest të zhvillimit ekonomik, anëtarët e komisioneve vlerësuan se edhe lëvizja e lirë për qytetarët ndikon në zhvillimin ekonomik, gjë e cila padrejtësisht u mohohet qytetarëve të Kosovës, vlerësuan ata.
Në fund të debatit, koordinatorja Lubran tha:” Agjencionet e OKB-së janë të interesuara që procesi i zhvillimit të Kosovës të vazhdojë, por, roli i juaj është që ta mbani qeverinë përgjegjëse”.
Pas përmbylljes së debateve, pjesëmarrësit ishin të ftuar në një koktej në ambientet e Kuvendit.