Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

, 16.03.2011




Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen konstituive, nën kryesimin e kryetarit të komisionit, Lutfi Haziri.

Anëtarët e komisionit diskutuan rreth veprimeve që duhen ndërmarrë për hartimin e planit të punës së këtij komisioni, në veçanti për bashkëpunimin e komisionit me Ministrinë e Integrimeve Evropiane dhe me partnerët tjerë relevantë, duke përmendur edhe sukseset e kaluara të këtij komisioni të legjislaturës së kaluar.

Gjatë këtij takimi anëtarët e komisionit u zotuan se do të shfaqin angazhim maksimal gjatë punës së komisionit dhe shprehën optimizmin e tyre se do të jenë të vendosur dhe të bashkuar në mënyrë që të dalin sa më të suksesshëm.

Komisioni në fjalë përbëhet nga kryetari, dy zëvendëskryetarë dhe tetë anëtarë.
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane