Lajmet e fundit
Mbledhja konstituive e Komisionit për Arsim, ...
, 17.03.2011
Sot, u mbajt mbledhja konstituive e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i komisionit.
Pasi i përshëndeti anëtarët e komisionit, Idriz Vehapi u shpreh se këtë komision e presin shumë obligime, duke ditur se në veprimtarinë e vet do të merret me shumë fusha të rëndësishme të jetës e të punës në Kosovë.
Në këtë frymë edhe gjithë anëtarët e komisionit ishin të një mendjeje se i presin angazhime të mëdha në fushën e legjislacionit, por nuk do të kursehen për realizimin me kohë të detyrave që shtrohen. Moto e diskutimeve ishte zbatimi me konsekuence e Rregullores së Kuvendit dhe puna vetëmohuese, pa dallime partiake.