Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
, 22.03.2011
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, nën kryesimin e kryetares, Suzan Novobërdaliu, sot mbajti mbledhjen konstituive.
Kryetarja Novobërdaliu, fillimisht përshëndeti anëtarët e komisionit, duke shprehur bindjen e saj për një bashkëpunim të mirë dhe punë efektive nga të gjithë anëtarët. Në vijim, ajo i njoftoi anëtarët e Komisionit se të Drejtat e Njeriut, Barazia Gjinore, fati i Personave të Pagjetur, dhe Peticionet nga individë dhe grupe qytetarësh, janë fushëveprimtaria e Komisionit. Komisioni në mbledhjen e sotme vendosi që me 29 të këtij muaji të ftojë në takim Shqipe Krasniqin, drejtoreshë e Agjencionit për Barazi Gjinore, pranë zyrës së kryeministrit.
Ky Komision përbëhet nga nëntë anëtarë, prej tyre shtatë të gjinisë femërore.