Lajmet e fundit

Nga mbledhja konstituive e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës

, 22.03.2011




Sot është mbajtur mbledhja konstituive e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, kryesuar nga Ahmet Isufi, kryetar i komisionit.

Pas konstituimit të komisionit, kryetari i komisionit Ahmet Isufi shpalosi para anëtarëve të komisionit fushëveprimin e Komisionit. Miratimi i këtij raporti pritet të bëhet në mbledhjen tjetër të radhës.

Anëtarët e komisionit diskutuan edhe lidhur me bashkëpunimin që ky komision do të ketë në të ardhmen me ministritë përkatëse, atë të Punëve të Brendshme, si dhe Ministrinë e FSK-së, por edhe me partnerë tjerë relevant.

Kryetari i komisionit, Ahmet Isufi sqaroi para anëtarëve se komisioni do të ketë punë shtesë, meqë në vazhdimësi do të bëhet edhe mbikëqyrja e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Nga mbledhja konstituive e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës