Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
, 22.03.2011
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka vendosur që për seancën e 25 marsit, pikë e partë e rendit mëditës të jetë Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për virin 2011. Anëtarët e Kryesisë janë pajtuar që në këtë seancë të mos procedohen pikat e zakonshme ë rendit të ditës: çështje jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare. Në të njëjtën seancë, ndërkaq, do të shqyrtohet Propozim-vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve në Komisionin Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave.
Kryesia ka marrë vendim që Strategjia Legjislative e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2011, t’u shpërndahet deputetëve para se kjo çështje të radhitet për ndonjë seancë tjetër plenare, duke ngarkuar komisionet parlamentare që mbi bazën e kësaj strategjie t`i hartojnë planet e punës periodike dhe Programin e punës së komisioneve për vitin 2011. Sekretarin e Kuvendit, ndërkaq, e ngarkoi të hartojë Projekt-Programin e punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës (në bazë të planeve të punës së komisioneve parlamentare), i cili me propozim të Kryesisë, i procedohet seancës plenare për miratim.
Në vazhdim të mbledhjes së sotme Kryesia ka shqyrtuar edhe një varg mocionesh, rekomandimesh dhe kërkesash.
Kështu, pasi e ka shqyrtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zbatimin e masës së përkohshme të nenit 14 paragrafi 1.6 dhe të neneve 22, 24, 25, 27 të Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e deputetit, Kryesia ka vendosur ta ngarkojë Komisionin për Legjislacion, që ta shqyrtojë kërkesën e Gjykatës Kushtetuese, përkatësisht të përgatisë përgjigjen e Kuvendit, për çështjen kontestuese lidhur me pensionin suplementar të deputetit dhe Kuvendit t’ia paraqesë Raportin me rekomandime.
Kërkesën e Zyrës së Rregullatorit për Ujësjellës dhe Mbeturina lidhur me emërimin e një anëtari të Komisionit Shqyrtues, në cilësinë e kryesuesit të Komisionit, Kryesia ia ka deleguar Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, si komision funksional, për të përgatitur për Kuvend Raportin me rekomandime, për shqyrtim dhe miratim.
Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media, për vitin 2010, si dhe Raportin e punës së Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për periudhën mars 2009- dhjetor 2011, Kryesia ia ka bartur Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, në mënyrë që Kuvendit t’ia paraqesë raportet me rekomandime, për shqyrtim dhe miratim.