Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi priti një delegacion të Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës
, 22.03.2011
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, u takua sot me një delegacion të Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës të prirë nga kryetari, pastor dr. Fehmi Cakolli. Me këtë rast ky delegacion ngriti disa probleme sa i përket mungesës së objekteve për lutje ,hapësirave për varreza, si dhe mungesën e statusit juridik. Në takim u tha se në saje të demokratizimit të jetës, komuniteti protestan po shënon rritje. Duke folur për çështjen e regjistrimit në Kosovë, ky delegacione u shpreh kundër deklarimit të përkatësisë fetare në pyetësorin për regjistrim.
Kryekuvendari Krasniqi pasi falënderoi delegacionin për këtë vizitë theksoi se në Kosovë ekziston Ligji i të drejtave fetare, që është aprovuar në vitin 2006, në bazë të të cilit të gjithë qytetarët gëzojnë të drejtat e tyre fetare. Kur është fjala për problemet , lidhur me objektet për lutje dhe hapësirat për varreza, bashkësitë fetare duhet t’ iu drejtohen organeve përkatëse komunale. Kreu i legjislativit të vendit në vijim tha se në seancat solemne të Kuvendit krahas përfaqësuesve të tjerë të institucioneve ftohen edhe përfaqësuesit e Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës .