Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi mori pjesë në manifestimin qendror përkujtimor të Epopesë së UÇK-së në Dukagjin, të mbajtur në Gllogjan
, 24.03.2011
Me rastin e shënimit të 13-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Gllogjan, ka vendosur një kurorë lulesh, si dhe ka mbajtur një fjalë rasti në manifestin qendror përkujtimor.
Në fjalën e tij, kryeparlamentari Krasniqi tha se ndihet i nderuar të përshëndesë këtë manifestim tashmë tradicional, në nderim të Epopesë së UÇK-së në Dukagjin, në nderim të 24 marsit, ditës së intervenimit të NATO-s në Kosovë dhe në nderim të dëshmorëve të lirisë. Krasniqi tha se pranvera e vitit 1998 bashkë me erën e barotit e të gjakut, sillte mbi Kosovë agun e lirisë. Tutje, kreu i Kuvendit theksoi se rënia e Komandantit Legjendar të UÇK-së dhe e familjes së tij, në Prekazin e rezistencës kundër pushtuesit, i dha dimension të ri dhe fuqi shpërthimi Luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.
“Flakët e luftës u zgjeruan edhe në Dukagjinin e trimërive epike ndër shekuj. Këtu në Gllogjanin e Ismail Haradinajt, të Shkëlzen e Luan Haradinajt, krisën pushkët e kthyera drejt pushtuesit që kishte gjakosur Jusuf e Bardhosh Gërvallën, që kishte gjakosur Dukagjinin e Kosovën e tyre të dashur”, theksoi kreu i Kuvendit të Kosovës.
Kryetari Krasniqi foli në vazhdim për qëndresën e shqiptarëve të Kosovës dhe Epopenë e luftës së UÇK-së, të cilat, sipas kreut të Kuvendit, bënë që e drejta jonë legjitime të gëzojë mirëkuptimin, solidaritetin dhe mbështetjen e fuqishme të botës demokratike, e cila u konkretizua me angazhimin dhe ndërhyrjen e forcave të NATO-s, dymbëdhjetë vjet më parë, për të ndalur terrorin e regjimit pushtues në Kosovë.
“Në këtë ditë të shënuar, ne kujtojmë me krenari heroizmin e luftës në Gllogjan e në Dukagjin, heroizmin e luftës së UÇK-së për çlirimin e Kosovës së robëruar. Borxhi ynë ndaj dëshmorëve nuk fillon as mbaron me kujtimin e lavdisë së veprës dhe rënies së tyre, por mbi të gjitha me sendërtimin e ëndrrës dhe amanetit që na lanë”, theksoi ndër të tjera kryeparlamentari Krasniqi.