Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi do të vizitojë Hungarinë

, 26.03.2011




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, me ftesë të kryetarit të Asamblesë Nacionale të Hungarisë, z. László Kövér, do të bëjë një vizitë zyrtare në Hungari nga data 28 deri më 31 mars të këtij viti. Në delegacionin që do të udhëheqë kryekuvendari Krasniqi do të jenë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të PDK-së dhe LDK-së, përkatësisht Adem Grabovci dhe Ismet Beqiri, si dhe shefi i kabinetit të kryekuvendarit, Mehmet Hajrizi e këshilltari Skënder Reçica.

Në kuadër të kësaj vizite , kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi do të takohet me z. László Kövér, kryetari i Asamblesë Nacionale të Hungarisë, z.Viktor Orbán,kryeministër i Hungarisë, z. Zsolt Németh, sekretar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Hungarisë, z. Richárd Hörcsik, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe me z. Mihály Balla, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme.
Kryekuvendari Krasniqi do të vizitojë Hungarinë