Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi

, 28.03.2011




Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Arben Gashi, kryetar i komisionit, në kuadër të reformës që është paraparë lidhur me komisionet parlamentare, me ç‘rast është vendosur që në Komisionin për Legjislacion të funksionojë edhe nënkomisioni për Mandate, Imunitete dhe Rregullore, ka përzgjedhur anëtarët e këtij nën-komisioni.

Gjatë këtij takimi anëtarët e komisionit shqyrtuan përfundimin e Kryesisë së Kuvendit, përkitazi me hartimin e rregullave procedurale për zgjedhjen dhe shkarkimin e Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të tij, si dhe kërkesën e Kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës për emërimin e anëtarit të Komisionit për Kërkesa Pronësore. Vendimet përfundimtare për dy çështjet në fjalë priten të mirren në mbledhjen e radhës.
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi