Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 28.03.2011
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga kryetarja Safete Hadërgjonaj, ka shqyrtuar Projektligjin (pjesën tekstuale) të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2011, rekomandimet e komisioneve parlamentare lidhur me këtë projektligj, si dhe një varg kërkesash të agjensioneve të ndryshme buxhetore për rritjeve të buxhetit në kategori të ndryshme brenda tyre.
Sqarime rreth projektligjit dhe kërkesave të komisioneve e agjensioneve buxhetore, dhanë ministri i Financave, Bedri Hamza dhe drejtori për Buxhetin në këtë ministri, Agim Krasniqi.
Anëtarët e komisionit e shqyrtuan nen për nen projektligjin për Buxhetin dhe bënë harmonizimin e tyre, duke iu dhënë mbështetje njëkohësisht, me përjashtim të dy syresh, të cilët do të shqyrtohen në mbledhjen e ardhshme të komisionit.
Tutje, komisioni shqyrtoi rekomandimet e Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Komisionit për Punë të Jashtme, Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor dhe atij për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, me ç’rast përkrahu pjesërisht kërkesën e Zyrës së Auditorit Gjeneral të rekomanduar përmes Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Në vazhdim komisioni shqyrtoi kërkesën e Komisionit të pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil, Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Avokatit të Popullit, Komisionit të Pavarur për Media, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Agjensionit Kosovar të Pronës, Institutit Gjyqësor të Kosovës, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, partive politike që përfaqësojnë pensionistët, Termokosit, Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit dhe disa ministrive.
Ministri Hamza dhe drejtori Krasniqi dhanë sqarime rreth mundësisë buxhetore të realizimit të këtyre kërkesave.
Komisioni iu dha përkrahje atyre kërkesave të cilat ishin të arsyetuara dhe që plotësimi i tyre u vlerësua i domosdoshëm.