Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi u nis për vizitë në Hungari

, 28.03.2011




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, me ftesë të kryetarit të Asamblesë Nacionale të Hungarisë, z. László Kövér, u nis sot për një vizitë zyrtare katër ditore (28-31 mars) në Hungari. Në delegacionin që e udhëheq kryekuvendari Krasniqi janë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të PDK-së dhe LDK-së, përkatësisht Adem Grabovci dhe Ismet Beqiri, si dhe shefi i kabinetit të kryekuvendarit, Mehmet Hajrizi e këshilltari Skënder Reçica.

Në kuadër të kësaj vizite , kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi do të takohet me z. László Kövér, kryetari i Asamblesë Nacionale të Hungarisë, z.Viktor Orbán,kryeministër i Hungarisë, z. Zsolt Németh, sekretar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Hungarisë, z. Richárd Hörcsik, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe me z. Mihály Balla, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme.
Kryekuvendari Krasniqi u nis për vizitë në Hungari