Lajmet e fundit
Delegacioni i parlamentar i Kosovës nis vizitën në Republikën e Hungarisë
, 29.03.2011
Me ftesë të kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Republikës së Hungarisë, zotit László Kövér, mbrëmë arriti në një vizitë miqësore në Budapest delegacioni parlamentar i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit, zoti Jakup Krasniqi. Në përbërje të delegacionit janë edhe zoti Adem Grabovci, kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së, zoti Ismet Beqiri , kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së, zoti Mehmet Hajrizi, shef i kabinetit dhe zoti Skënder Reçica, këshilltar i kryetarit për protokoll dhe marrëdhënie të jashtme.
Delegacioni u prit në Aeroportin e Budapestit nga kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, zoti Mihály Balla, kurse në orët e mbrëmjes vizitoi Ambasadën e Republikës së Kosovës në Budapest, me ç’rast u prit nga ambasadorja, Shkëndije Sherifi.
Gjatë ditës së sotme delegacioni do të pritet nga kryetari i Asamblesë Kombëtare të Republikës së Hungarisë dhe personalitete të tjera shtetërore.