Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike

, 29.03.2011




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, kryesuar nga Ali Sadriu, kryetar i Komisionit, u shqyrtua dhe u përkrah unanimisht propozim-plani i punës së Komisionit për vitin 2011.

Komisioni ka hartuar planin e aktiviteteve për vitin 2011, ndërsa aktivitet kryesor do të ketë shqyrtimin e raporteve të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, Njësive Qendrore Harmonizuese dhe monitorimin e resorëve të Qeverisë që bien në kompetence të komisionit.

Në vijim të këtij takimi u prezantua agjenda dhe detyrat e komisionit gjatë këtij viti, duke u sqaruar më tej se Komisioni do të shqyrtojë edhe raporte të rregullsisë, raporte të auditimit të menaxhimit, si dhe raportin e auditimit të performancës, të përgatitura nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm.

Në këtë mbledhje u tha se në muajin prill të këtij viti, Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike, do të mbajë dy dëgjime publike.
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike