Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti delegacionin e Grupit të Miqësisë Parlamentare Kuvajt–Kosovë
, 31.03.2011
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr.Jakup Krasniqi, ka pritur sot delegacionin e Grupit të Miqësisë Parlamentare Kuvajt–Kosovë, të kryesuar nga dr. Waleed Al-Tabtabae.
Kryeparlamentari Krasniqi e ka falënderuar fillimisht delegacionin nga Kuvajti për vizitën që po bën Kosovës, duke theksuar se pret që marrëdhëniet ndërmjet e Kuvajtit dhe Kosovës të forcohen dhe të zhvillohen edhe më shumë. “Ne i falënderuam miqtë nga Kuvajti për mikpritjen që ata na e kanë rezervuar gjatë vitit të kaluar. Sot, ne biseduam edhe për mundësinë e ardhjes së Fondit për Zhvillim nga Kuvajti, për të vizituar Kosovën dhe për të shikuar mundësitë e investimeve në Kosovë. Kuvajti është i gatshëm që të japë donacione mbi bazën e projekteve që i ka Qeveria e Kosovës”, tha Krasniqi, pas takimit.
Me këtë rast kryeparlamentari Krasniqi theksoi se Kuvajti akoma nuk e ka formalizuar njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, por se beson shumë se së shpejti kjo do të ndodhë. “Kuvajti që nga viti i kaluar faktikisht e njeh Kosovën si shtet të pavarur, dhe tani më presim formalizimin e kësaj njohjeje”, tha Krasniqi. Më tej ai shtoi se e është e rëndësishme të Kuvajti e ka një grup të miqësisë me Shqipërinë dhe Kosovën, duke shtuar se edhe në Kuvendit e Kosovës do të krijohet grupi i miqësisë me Kuvajtin.
Kryesuesi i delegacionit nga Kuvajti, dr. Waleed Al-Tabtabae, duke falënderuar kryetarin e Kuvendit për mikpritjen që u ka bërë atyre, theksoi se gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë ndjehen sikur janë në vendin e dytë të tyre. “Kuvajti e përkrah dhe e ndihmon Pavarësinë e Kosovës dhe Kuvajti është njëri ndër vendet e para që e ka përkrahur popullin e Kosovës. Jemi të kënaqur dhe të gëzuar për Pavarësinë e Kosovës dhe praktikisht Kuvajti e njeh Pavarësinë e Kosovës. Vendimi për njohjen e pavarësisë është marrë, por pritet vetëm formalizimi i saj”, theksoi Al-Tabtabae.
Duke përmendur vizitën e kryetarit të Kuvendit gjatë vitit të kaluar në Kuvajt, Al-Tabtabae tha se lidhjet mes dy parlamenteve po thellohen. “Princi i Kuvajtit e ka obliguar Fondin kuvajtian për Zhvillim që të përkrahet infrastruktura në Kosovë. Shpresojmë se shumë shpejt do të ketë investime për këto projekte dhe po ashtu kredi për Kosovën. “, tha Al-Tabtabae. Më tej ai theksoi se vendin e tyre me Kosovën po ashtu i lidh edhe çështja e besimit, ndërsa shtoi se vendi i tij është i gatshëm që të pranojë punëtorë nga Kosova. “Ne do të bëjmë maksimumin për të mirën e Kosovës. Rroftë Pavarësia e Kosovë! Po ashtu lutemi për dëshmorët, të cilët kanë rënë për pavarësinë e Kosovës dhe ne e dimë se Kosova ka paguar një çmim të lartë për pavarësinë e saj, prandaj Kosovën e konsiderojmë simbol të lirisë dhe të pavarësisë”, përfundoi dr. Waleed Al-Tabtabae.