Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi vuri kurorë lulesh në nderim të dëshmorëve të lirisë të vitit 1981
, 02.04.2011
Në nderim të dëshmorëve të lirisë të vitit 1981, në 30-vjetorin e vrasjes së Naser Hajrizit dhe Asllan Pirevës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga këshilltarët e tij, vuri sot kurora lulesh në monumentin e ngritur në vendin e rënies së tyre, në Prishtinë. Këta dëshmorë të lirisë u vranë nga policia serbo jugosllave në ballë të demonstratave të përgjakshme, më 2 prill 1981.