Lajmet e fundit
Kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane priti sot përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile
, 04.04.2011
Kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane, Lutfi Haziri u takua sot me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, të cilët monitorojnë punën e Komisionit për Integrime Evropiane.
Temë diskutimi e këtij takimi ishte bashkëpunimi i komisionit me përfaqësuesit e shoqërisë civile.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile njoftuan kryetarin e komisionit lidhur me mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë në të ardhmen, sidomos në organizimin e tryezave të ndryshme të punës, meqë shumica e deputetevë të Kuvendit të këtij legjislacioni janë për herë të parë deputetë.
Po ashtu u diskutua edhe lidhur me organizimin e takimeve për Planin e veprimit të Kuvendit për Integrim Evropian, organizimin e vizitave studimore në Parlamentin e Brukselit, Sllovenisë dhe Kroacisë, në mënyrë që anëtarët e komisionit dhe stafi mbështetës i Kuvendit të njihen me praktikat e vendeve të rajonit.
Më tej u diskutua edhe për ofrimin e hulumtimeve legjislative, të cilat kanë për bazë praktikat e rajonit me legjislacionin e BE-së, angazhimin e ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë në Komision, si dhe koordinimin në mbikëqyrjen e agjendës së Qeverisë.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të KCSF-së, NDI-së, OSBE-së, si dhe përfaqësues nga Ambasada Angleze.