Lajmet e fundit
Filloi punimet Programi hyrës për deputetët e rinj
, 04.04.2011
Sot filloi në Prishtinë (në Universitetin Amerikan te Kosovës) Programi hyrës për deputetët e zgjedhur për herë të parë në Kuvendin e Kosovës, i cili organizohet nga Kuvendi i Kosovës, Instituti Nacional Demokratik (NDI) dhe OSBE-ja, e nën përkujdesjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës z Jakup Krasniqi.
Programi hyrës zgjat dy ditë pune, gjatë të cilave do të pasqyrohen funksionet kryesore të Kuvendit dhe organet kryesore të legjislativit të vendit.
Deputetëve të rinj u ka uruar mirëseardhje nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti, i cili e ka kryesuar këtë takim pune dhe përvijuar agjendën e këtij Programi dyditor. Ai ka theksuar rëndësinë që ka për deputetët, jo vetëm të rinjtë, njohja me themel e Kushtetutës dhe e Rregullores së Kuvendit, por edhe puna sistematike në planin shqyrtimit të legjislacionit që po krijojmë. Duke e pohuar faktin që në legjislaturat e kaluara shumica e vendimeve në Kuvend janë marrë me konsensus të plotë, në Legjislaturën IV, për shkak të opozitës së fortë dhe në numër më të madh, imponohen debate dhe ndeshje më të fuqishme të fakteve, të cilën gjë Haliti e ka vlerësuar të shëndetshme për zhvillimet demokratike në Kosovë.
Panelistë të ndryshëm, nga radhët e deputetëve të sprovuar në legjislaturat e kaluara, kanë zhvilluar tema të rëndësishme dhe kanë bashkëbiseduar me deputetë të rinj.
Kështu, Lutfi Haziri, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së nga Legjislatura III, u ka referuar deputetëve të rinj për grupet parlamentare, për organizimin, rolin dhe strukturën e tyre. Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Gani Koci, ka shpjeguar strukturën, përgjegjësitë dhe rolin e komisioneve parlamentare, duke u përqendruar sidomos tek seancat dëgjimore të komisioneve parlamentare, kurse ish-kryetari i Komisionit për Legjislacion, Bahri Hyseni, ka ligjëruar për procesin ligjvënës në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Deputetët e rinj kanë shfaqur interesim të madh për temat e trajtuara dhe kanë qenë shumë aktivë në shtrimin e pyetjeve a dhënien e komenteve të tyre për çështje e diskutuara.
Gjatë ditës së nesërme janë paraparë të trajtohen temat, si: Mekanizmat e mbikëqyrjes parlamentare në Kuvendin e Kosovës (interpelanca, pyetjet parlamentare, deklaratat e deputeteve dhe mocionet), pastaj, roli i Kuvendit në mbikëqyrjen e financave publike, monitorimi i zbatimit të ligjeve dhe institucioneve të pavarura, mbështetja administrative dhe profesionale për organet e Kuvendit, organizimi dhe përgjegjësitë e Administratës së Kuvendit, si dhe institucionet dhe organizatat që mbështesin punën e Kuvendit (NDI-ja, OSBE-ja, GTZ-ja dhe UNDP-ja).