Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi priti një delegacion të Qeverisë së Malit të Zi, të kryesuar nga z. Željko Stamatoviæ, drejtor për çështje konsullore në MPJ
, 07.04.2011
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me një delegacion të Qeverisë së Malit të Zi, të kryesuar nga z. Željko Stamatoviæ, drejtor për çështje konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Temë thelbësore e këtij takimi ishte përfshirja e komunitetit malazias në Kushtetutën e Kosovës.”I vetmi problem deri më sot është përfshirja e komunitetit malazias në Kushtetutën e Kosovës. Ne kërkojmë nga komuniteti malazias në Kosovë, që gjatë regjistrimit të deklarohen si të tillë, pasi që ata kanë presion nga Beogradi lidhur me deklarimin e përkatësisë kombëtare me rastin e regjistrimit”, theksoi në fillim të bisedës, z. Željko Stamatoviæ.
Në vazhdim të takimit z. Stamatoviæ tha se gjatë regjistrimit duhet t’i jepet mbështetje komunitetit malazias nga ana e institucioneve të Kosovës. Komuniteti malazias në Kosovë mund të jetë urë lidhëse ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Në këtë frymë, ai tha se komuniteti malazias duhet të integrohet në institucionet e Kosovës. Kur është fjala për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, Mali i Zi përkrah të gjitha proceset në Kosovë dhe është i gatshëm dhe i hapur për ta mbështetur e ndihmuar atë, për zhvillim dhe integrim në Bashkimin Evropian. Njohja e pakicës malaziase në Kosovë do të jetë një hap i rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve të pavarura dhe sovrane, theksoi z. Željko Stamatoviæ.
Pasi e falënderoi delegacionin për vizitën, kryekuvendari Krasniqi tha se njohja e komunitetit malazias edhe me kushtetutë në Kosovë është çështje kohe, sepse nuk ka asnjë arsye të mos njihet komuniteti malazias , ashtu si edhe komunitetet tjera. ”Ne presim që Kushtetuta e Kosovës të pësojë ndryshime, e në këtë kuadër edhe komuniteti malazias do të jetë pjesë e Kushtetutës së Kosovës. Ne jemi të interesuar për një bashkëpunim, jo vetëm nga fakti që jemi shtete e popuj fqinj, por edhe nga fakti se në dy shtetet jetojnë përkatësisht edhe komuniteti shqiptar dhe ai malazias”. Ndërkaq, kur është fjala për procesin e regjistrimit të popullsisë, kreu i legjislativit të vendit tha se pjesëtarët e komunitetit malazias janë krejtësisht të lirë, ashtu si edhe pjesëtarët e komuniteteve tjera, të deklarojnë përkatësinë e tyre kombëtare.
Kryekuvendari Krasniqi e luti z. Željko Stamatoviæ, që t’ ia përcjellë përshëndetjet e tij kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, si dhe ftesën për vizitë zyrtare në Kosovë në kohen e përshtatshme për të.